Lajme

Petkoviq kërkon formimin e Asociacionit në takimin trepalësh të Brukselit, flet edhe për dinarin

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 19 March 2024

Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se sot gjatë takimit trepalësh me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimin, dhe të dërguarin special të BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, i ka përmendur të gjitha çështjet që i kanë pengesë serbët e Kosovës.

Pas takimit, i cili ka zgjatur gati 3.5 orë, ai ka thënë se biseda e drejtpërdrejtë ka ndodhur për shkak se pala serbe ka insistuar.

Sipas tij, gjëja e parë për të cilën ata insistuan ishte formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, si çështja e parë dhe kryesore që lidhet me fatin dhe të ardhmen e popullit serb, dhe çështja e dytë është ajo e dinarit, sipas tij, Rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës është e vështirë për serbët e Kosovës, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Lajçak sot ka mbajtur takime të ndaras me të dy kryenegociatorët, i pari ishte Besnik Bislimi e më pas Petar Petkoviq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera