Lajme

Stano konfirmon takimin Bislimi-Petkoviq, temë diskutimi është edhe dinari

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 15 March 2024

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar takimin në nivel kryenegociatorësh Kosovë-Serbi të martën e javës së ardhshme.

Ai tha se ndër temat që do të trajtohen në këtë takim është edhe ajo e dinarit, duke shtuar se do të adresohen çështjet e mbetura, raporton Gazeta Express.

“Ne do të kemi edhe një takim lidhur me dialogun Beograd-Prishtinë e lehtësuar nga BE-ja javën e ardhshme, të martën. Përfaqësuesi Special Miroslav Lajçak ka ftuar kryenegociatorët që të vijnë në Bruksel për të vazhduar diskutimet të cilat veçse kanë nisur për vendimin e BQK-së rreth dinarit dhe do të ketë edhe pika të tjera për diskutim mes kryenegociatorëve nga Serbia dhe Kosova në Bruksel. Pas takimit të parë që ishte i dedikuar vendimit të BQK-së duhen më shumë diskutime. Në takim do të diskutohen disa çështje që kanë mbetur. Është një ‘follow-up’ me kryenegociatorët”.

-Advertisement-

Stano nuk komentoi mbi deklaratat e Qeverisë së Kosovës se BQK është institucion i pavarur dhe vendimi si i tillë s’është politik.

“Ky problem u krijua si pasojë e mungesës së koordinimit dhe veprimit të njëanshëm që krijoi probleme në dialog. Por e mira është se ne filluam të merremi me këtë në kuadër të dialogut. Pra, vazhdimi i diskutimeve lidhur me dinarin do të jetë nga çështjet e pakta në rendin e ditës të martën e ardhshme”.

Stano tha se zbatimi i përgjithshëm i Marrëveshjes së Ohrit është një “nga çështjet më të ngutshme”, e cila do të diskutohet në këtë takim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera