Abdixhiku: Kurti erdhi në pushtet me kauza të rrejshme, por vendimet e Kushtetueses janë të pakontestuara
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 14 Mars 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe janë të zbatueshme, kur ka folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti, “ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet, por sipas tij, pas ardhjes në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë”.
“Tani vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të pakontestuara dhe kur them të pakontestueshme nënkupton që janë të zbatueshme. Është shenjë e pjekurisë demokratike fillimisht për një shtet dhe shoqëri dhe ky ka qenë qëndrimi ynë i gjithhershëm si LDK. Fatkeqësisht Kurti ka zgjedhur me vetëdije të plotë që në kauza të tilla të rrejshme të ndërtoj bazën për ardhjen në pushtet dhe tani në pushtet ka kuptuar se kauzat e rrejshme nuk qëndrojnë por gjithsesi ato janë të dëmshme. Pra ka ardhur në pushtet me kauza të rrejshme, dhe është pasojë e madhe për vendin, për stabilitetin politik e demokratik”, ka thënë ai.
Abdixhiku sa i përket takimit të mbrëmshëm me emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se në atë takim janë informuar për relacionet bilaterale mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, në atë takim u bë e qartë se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kosovës nuk kanë qenë asnjëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot.
“Sa i përket takimit të mbrëmshëm, ishte një takim informues mbi relacionet bilaterale mes Kosovës dhe SHBA-së, për ta thënë më thjeshtë në atë që na u tha qartë dhe zëshëm, nuk kanë qenë as njëherë në nivel më të ulët se sa që janë sot. Mungesa e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë kryesorë, me SHBA-në sjell pasoja për integrimin euroatlantik të Kosovës dhe kjo gjendje është shqetësuese për ne. Tani Kurti përfaqëson Qeverinë e Kosovës dhe këto pasoja patjetër se barten edhe në fatin e Kosovës. Por është obligim i gjithë neve që të ruajmë dhe kultivojmë këtë relacion se janë të domosdoshme, janë të pazëvendësueshme”, u shpreh ai.
Pas takimit me opozitën, kreu i subjektit më të madh opozitar, Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se komunikimi me aleatët strategjikë “është i domosdoshëm për t’i avancuar interesat e Kosovës”.
Ai tha se gjatë takimit me Escobarin kanë biseduar për zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për vizionin “për një të ardhme më prosperuese” për shtetin.
“Kosova, çdo fitore dhe çdo sukses në rrugën e çlirimit, pavarësisë dhe shtetndërtimit e ka arritur me SHBA-në, prandaj, partneriteti ynë është i paalternativë edhe në rrugën e së ardhmes drejt integrimit euro-atlantik”, shkroi Krasniqi në rrjetin social Facebook.
Ndërkaq, kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se në takim ka kërkuar që të rritet niveli i raporteve dypalëshe Kosovë-SHBA.
“Ka progres, por theksova se është shumë e nevojshme që agjenda e shtetit të Kosovës të shtyhet përpara me përgjegjësi të lartë shtetërore dhe institucionale drejt anëtarësimit në NATO si dhe Qeveria të jetë në bashkëpunim të plotë me aleaten tonë strategjike dhe të përjetshëm, SHBA-në”, shkroi ai në Facebook.

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
































