Lajme

LDK-ja e Deçanit për vendimin e Manastirit: Fatkeqësi e madhe për Deçanasit dhe për ata që besuan e shpresuan tek pushteti i Kurtit, sot ra perdja e mashtrimit

Autori: Gazeta inFokus 19:23 | 13 March 2024

Partia e Lidhjes Demokratike e Kosovës, dega në Deçan kanë reaguar në lidhje me vendimin e kryeministrit Albin Kurti për pronat e Manastirit të Deçanit, shkruan Gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë nga kjo degë kanë thënë se fatura e mashtrimit të Albin Kurtit po del të jetë e shtrenjtë për deçanasit.

“Fatura e mashtrimit të Albin Kurtit po del të jetë e shtrenjtë për deçanasit! Një dekadë kauzë, retorikë, protesta e përplasje, sot në pushtet e përmbysi edhe kauzën për pronat rreth Manastirit të Deçanit. Një fatkeqësi e madhe për Deçanasit dhe për ata që besuan e shpresuan tek pushteti i Kurtit. Sot ra perdja e mashtrimit”, kanë shkruar në “Facebook”.

-Advertisement-

Ndryshe sot i pari i ekzekutivit në mbledhjen e qeverisë tregoi se i ka dhënë përfundimisht pronat përreth, Manastirit të Deçanit, duke i kërkuar Agjencisë Kadastrale ta regjistrojë pronën e Manastirit sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera