Lajme

Ulutas takohet me ambasadorin e ri britanik në Kosovë, temë siguria dhe dialogu

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 13 Mars 2024

Komandanti i misionit të KFOR-it në Kosovë, Ozkan Ulutas, është takuar sot me ambasadorin e sapo emëruar të Britanisë në Prishtinë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit të lëshuar thuhet se Ulutas ka diskutuar me Hargreaves lidhur me sigurinë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Ata shkëmbyen mendime mbi tema të ndryshme, duke përfshirë aktivitetet e KKFOR-it nën mandatin e tij të OKB-së dhe veprimet e tyre për sigurinë në lidhje me dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Ulutas gjithashtu i ka uruar ambasadorit britanik punë të mbarë gjatë shërbimit në Kosovë.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy