Fokus

Pamje brenda takimit Osmani – Escobar, aty është edhe ambasadori Hovenier

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 13 March 2024

Para disa minutave ka nisur takimi në mes të Presidentes Vjosa Osmani dhe përfaqësuesit të posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara, Gabriel Escobar.

Në këtë takim gjendet edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, shkruan Gazeta Infokus.

Escobar të martën deklaroi se vizita e tij në Kosovë lidhet me problemet e fundit të dialogut dhe cështjen e dinarit, derisa theksoi se kanë probleme komunikimi me kryeministrin, Albin Kurti.

-Advertisement-

Nuk dihet ende nëse Escobar do të pritet apo jo nga Kurti, mirëpo ai tashmë ka lënë takim me krerët e opozitës.

Në vazhdim Infokusi ju sjell pamjet brenda takimit:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera