Lajme

Si në filma: Pas një mosmarrëveshje gjakovari gjuan me ar*ë tre persona, ikë nga policia

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 11 March 2024

Një rast i rëndë ka ndodhur të dielën pasmesnate në Gjakovë, ku një person pas një mosmarrëveshje ka gjaujtur me armë zjarri tre persona.

Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kujdestar janë jashtë rrezikut për jetë, shkruan Gazeta Infokus.

I dyshuari gjendet në arrati derisa policia rastin po e trajton si vrasje e rëndë në tentativë.

-Advertisement-

“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur  me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera