“Identik se qysh e tregon Besarta”, Bekim Jashari thotë se në vitin 1995 kishte parë ëndërr ngjarjen e 5, 6 dhe 7 marsit
Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 06 Mars 2024
Djali i Hamëz Jasharit, Bekim Jashari ka bërë një rrëfim interesant, ai ka treguar se si në vitin 1995 kishte parë në ëndërr komplet ngjarjen e 5,6 dhe 7 marsit në Prekaz.
Jashari tha se pas ëndrrës në momentin e zgjimit ka qarë pa pushim, edhe pse ishte i vetëdijshëm që ishte një ëndërr.
“E kam pa një ëndërr se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars. Dhe këtë ëndërr e kam parë në 95’tën. Edhe pse thonë që ëndrrat e mëngjesit nuk tregojnë, por fatkeqësisht mua më ka treguar. Ka qenë ora 08:00 e mëngjesit kur më ka dal gjumi, isha kon duke kajt dhe e kisha bo jastëkun qull, me lot. E pash veten që është ëndërr, por prapë s’mujsha mu ndal, ama e kam pa komplet ngjarjen se si ka ndodh më 5,6 dhe 7 mars”, tha ai në “Debat Plus”.
Tutje ai shpjegoi se si ëndërra i doli identike me rrëfimet e ngjarjes së rëndë të Besartës dhe Bashkim Jasharit.
“Identik se qysh e tregon motra Besarta, Bashkimi, komplet identik e kam parë ngjarjen se qysh ka ndodh. Në ëndërr e kam parë se cka ka ndodh me një kushëri tonin, Sahit Jasharin. Vazhdova prapë me qajt deri sa ra zilja e derës erdhi një shoq, që djali i mixhës së tij ka qenë shok i ngushtë i babait tim, Hamzës, i Majacit të Podujevës, Afrim Zena…ra zilja dhe e kam pa në ati spijunkën e derës dhe kam ik në banjo, mu mundu me i pastru sytë e mu kthjell. Pas 10 minutash trokiti në derë të banjos dhe më pa më sytë e kuq… i tregova dhe më tha ta dhezi shuplakë se ëndërr është…po thash ‘po e di por s’po muj nalna, se di pse’ “.
Por, Jashari tha se kur ka ndodh sulmi në Prekaz “kush lot n’su s’më ka pa”.
Ai gjatë rrëfimit tregoi se këtë ëndërr ia ka thënë axhës së tij dhe të tjerëve në familje.
“Nuk e di a ka qenë viti 1996 apo 1997, ramë me flejtë në një dhomë, mixha, unë Murati edhe se kush ka qenë dikush mysafirë, një nip i joni, nuk më kujtohet. Mixha po i bën lutjet kur shkon me flejt…’ishalla çohemi mirë në mëngjes e nuk nijmë naj lajm të keq…’, edhe Murati, se ai jetonte pak më larg se ne, e unë jetoja me mixhën, tha ‘ej doni mem lan pa flejt, çka po folni kështu palidhje’, edhe mixha po i thotë ‘s’jam duke fol palidhje, por jemi në një situatë të keqe, duhet me mendu që në mëngjes ose para mëngjesit bën telefoni ose të lajmëron dikush se ka ndodh diçka atje për familjen në Prekaz. Dhe aty e kam shpjegu, ‘sa jeni kan në Shqipni qishtu-qishtu e kam pa një andërr’, e po ma bën Murati ‘edhe ëndrrat ti i ki palidhje’, e mixha tha ‘duhet me prit edhe atë që ndodh’ “, tha Jashari në rrëfimin e tij.

T� tjera
-
Shfaqet koncerti “Jehona e malit dhe detit, kënga e katër stinëve – Këngë popullore klasike mes dy brigjeve të Ngushticës” i CMG-së
Në orën 20:15 të së dielës, në kanalin "CCTV 6" të CMG-së u transmetua koncer...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...






























