Ekspertët: Qeveria ta dekretojë draftin e Asociacionit si akt nën-ligjor
Autori: Gazeta inFokus
15:23 | 03 Mars 2024
Pavarësisht kërkesës së BE-së dhe ShBA-së, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese draft-statutin e Asociacionit, Qeveria e Kosovës ende nuk e ka bërë një gjë të tillë.
Ndërkohë, njohësit e çështjeve kushtetuese thonë se qeveria duhet ta dekretojë draftin si një akt nën-ligjor dhe më pas ta shqyrtojë Gjykata Kushtetuese. Por, sipas tyre, qeveria nuk po dëshiron të hyjë në histori se po e themelon Asociacionin.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian po vazhdojnë të kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të ecin me hapa më të shpejtë për sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Ditët e fundit, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, e ka këshilluar Qeverinë që të kërkojë sa më shpejt mendimin e Gjykatës Kushtetuese për një draft-statut të hartuar nga Perëndimi. Megjithatë, ende nuk është bërë ndonjë hap në këtë drejtim. Radio Kosova i ka dërguar pyetje Zyrës së kryeministrit, se kur pritet ta dekretojë qeveria draft-statutin e Asociacionit e më pas ta dërgojë në Kushtetuese, por një përgjigje të tillë ende nuk e ka marrë.
E për këtë, profesori i së drejtës kushtetuese, Kadri Kryeziu, tha për Radio Kosovën se draftin duhet ta dekretojë qeveria si një akt nën-ligjor e më pas të marrë mendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Ky dokument hyn në kuadër të dokumenteve ligjore, sepse Asociacioni kohë më parë ka kaluar në Kuvend, i ka marrë 84 vota për, një ka qenë kundër dhe një ka qenë abstenim. Kështu që kjo ka hyrë në kuadër të sistemit të brendshëm ligjor dhe në kuadër të këtij ligji tani është hartuar, është projektuar një akt nën-ligjor, i cili është statuti. Por si akt nën-ligjor duhet të jetë i dekretuar dhe dekretimin duhet ta bëjë Qeveria e Kosovës dhe në momentin kur të dekretohet, një përfaqësues i Ministrisë së Pushtetit Lokal ka për obligim ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, e më pas Gjykata Kushtetuese e merr dhe e trajton si rast”, tha Kadri Kryeziu.
Profesori universitar, Dritëro Arifi, ka thënë për Radio Kosovën se qeveria është zotuar se do ta zbatojë këtë marrëveshje për sa i përket themelimit të Asociacionit, por sipas tij, qeveria nuk po dëshiron të hyjë në histori se po e themelon asociacionin.
“Pikërisht këtu është edhe mllefi i ShBA-së, sepse Qeveria e Kosovës është zotuar se do ta zbatojë atë marrëveshje. Pra, është shumë e thjeshtë, qeveria e dekreton draft-statutin dhe e dërgon në Gjykatën Kushtetuese për t’u verifikuar a është në harmoni me ligjet dhe Kushtetutën tonë. Pra, këtu nuk duhet të ketë frikë askush. Por, për Qeverinë e Kosovës problemi është historik, pra, ata kanë mbetur në kurthën e vet, sepse nuk dëshirojnë të hynë në histori të Kosovës se Qeveria Kurti po e zbaton Asociacionin. ShBA-ja e ka kuptuar se qeveria nuk po dëshiron ta zbatojë në formën se si është dhe këtu është ai mos komunikimi normal bilateral, në këtë rast ndërmjet ShBA-së dhe Kosovës”, tha ai.
Kohë më parë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi publikisht ka treguar se janë pajtuar për dërgimin e dokumentit në Kushtetuese, duke sqaruar se themelimi i Asociacionit do të kalojë në disa faza.
Në tetor të vitit të kaluar, diplomatët perëndimorë ia kanë paraqitur Kosovës dhe Serbisë një draft-statut për formimin e Asociacionit, të cilin palët e kanë pranuar në parim. Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin në vitin 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij. Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
































