Stano: OHDIR konfirmon, zgjedhjet në Serbi me shumë parregullsi
Autori: Gazeta inFokus
10:48 | 29 Shkurt 2024
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE OHDIR-it, i cili ka konstatuar shkelje të shumta në zgjedhjet e fundit në Serbi.
“Raporti për zgjedhjen e hershme parlamentare konfirmon shqetësimet procesi zgjedhor kërkon përmirësim të prekshëm dhe reforma të mëtejshme. Raportet e parregullsive duhet të trajtohen në mënyrë transparente, duke përfshirë ato që lidhen me zgjedhjet lokale”, ka shkruar Srano në X.
Stano ka shkruar se BE-ja mirëpret që autoritetet e Serbisë shprehën gatishmërinë për të punuar me ODIHR për zbatimin e rekomandimeve.
“Nuk ka kohë për të humbur përpara zgjedhjeve të ardhshme në vend”, ka theksuar ai.
Raporti i OSBE ODIHR-it, ka konstatuar se në zgjedhjet e fundit në Serbi ka pasur blerje votash, presione ndaj punonjësve, keqpërdorim të fondeve publike, retorikë të ashpër kundër oponentëve, dhe dominim nga presidenti Aleksandër Vuçiq. Me të gjeturat në raport, qeveria nuk pajtohet.
“Ky raport, pas disa muajsh jostabiliteti, i jep fund të gjitha gënjeshtrave për vjedhjen e zgjedhjeve. A pajtohemi me gjithçka që thuhet në këtë raport, sigurisht jo, por ne vazhdojmë të zbatojmë rekomandimet”, tha Ana Brnabiq, kryeministre e Serbisë.
Ne anën tjetër, koalicioni opozitar “Serbia kundër dhunës” bëri të ditur se raporti përfundimtar konfirmon të gjitha parregullsitë zgjedhore. Ata kërkojnë zgjedhje të reja e përmirësim të kushteve zgjedhore.
“Ky regjim prej 11 vitesh manipulon qytetarët, gjë që po e bën edhe tani. Raporti i ODIHR-it është një konfirmim i vjedhjes së zgjedhjeve. Të gjithë ata që po relativizojnë raportin sot janë bashkëpunëtorë të atyre që vodhën zgjedhje”, tha Miodrag Alleksiq, nga koalicionin “Serbia kundër dhunës”, theksuarn përfaqësuesit e opozitës.
Vëzhguesit vendorë dhe ndërkombëtarë vlerësuan se zgjedhjet ne Serbi nuk ishin demokratike dhe të lira, ndërsa Parlamenti Evropian kërkoi një hetim ndërkombëtar për parregullsitë e supozuara.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























