Lajme

Ish-ministrja e Jashtme: Ende nuk ka aktakuzë ndaj Radoiçiqit

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 26 February 2024

Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla ka deklauar se edhe pas pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e policit Afrim Bunjaku, ende nuk ka aktakuzë të ngritur ndaj Milan Radoiçiqit.

Haradinaj-Stublla ka theksuar se Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës.

“Pesë muaj nga sulmi në Banjskë dhe vrasja e Afrim Bunjakut! Ende nuk ka aktakuzë për Radojçiqin që pranoi krimin, dhe Lista Serbe ende vazhdon të financohet nga shteti i Kosovës (me votë të të gjitha partive politike) me 360 mijë euro nga KQZ dhe 250 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës!”, ka shkruar ajo në “X”.

-Advertisement-

Më 24 shtator, një grup i serbëve të armatosur e sulmoi Policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, duke e vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë edhe tre sulmues.

Përgjegjësinë për sulmin e mori Millan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera