Tensione në Detin e Zi, Franca pretendon se forcat ruse kërcënuan të rrëzonin një avion francez
Autori: Gazeta inFokus
14:13 | 22 Shkurt 2024
Forcat ruse kërcënuan se do ta rrëzonin një avionë francez që po patrullonte muajin e kaluar në hapësirën ndërkombëtare mbi Detin e Zi, tha të enjten ministri i Mbrojtjes i Francës, Sebastien Lecornu.
Ky incident tregon një për sjellje agresive nga Moska në një kohë kur forcat ruse po hasin në vështirësi të shënojnë përparim në pushtimin e Ukrainës.
Lecornu nuk dha hollësi për avionin ushtarak që u kërcënuan me rrëzim.
Por, ai tha se Rusia po i kthehet qëndrimeve “posaçërisht agresive” të ngjashme me sjelljet e ish-Bashkimit Sovjetik gjatë Luftës së Ftohtë.
“Para një muaji, që t’jua jap një shembull shumë konkret, një sistem rus për kontrollimin e trafikut ajror kërcënoi se do ta rronte një avionë luftarak francez në Detin e Zi kur ne ishim në zonën e lirë ndërkombëtare ku ne patrullojmë”, tha ai për radio RTL.
“Sjellja e Rusisë më 2024 nuk ka lidhje me atë që e pamë më 2022 dhe, natyrisht, para agresionit në Ukrainë.
Kjo sjellje e shpjegon faktin se Rusia është në gjendje të vështirë në fushëbetejë në Ukrainë”, tha ministri francez.
Pilotët e Forcave Ajrore të Francës patrullojnë rregullisht në pjesën lindore të NATO-s, si pjesë e përpjekjeve të aleancës ushtarake me 31 anëtarë për ta përforcuar mbrojtjen prej se Rusia e filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.
Në mesin e avionëve që patrullojnë janë edhe avionët vazhdues francezë AWACS.
Duke fluturuar lart mbi bregdetin e Detit të Zi, ata përdorin radarin e tyre të fuqishëm dhe pajisje të tjera vazhduese për të vëzhguar matanë Gadishullit të Krimesë në Ukrainë, i cili u zaptua nga Rusia dhe u aneksua në vitin 2014.
Ky avion vëzhgues mund t’i vërejë raketahëdhësit, lëshimin e bombave në ajër dhe aktivitetet e tjera ushtarake në luftën në Ukrainë.
Pilotët rusë e kanë bërë të qartë kohë pas kohe se nuk u pëlqen kur dikush i vëzhgon.
Më 2022, një avion luftarak rus e shkrepi një raketë në afërsi të një avioni vëzhgues të Forcave Ajrore të Britanisë së Madhe, i cili po fluturonte në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi, kishte thënë asokohe Qeveria britanike.
Qeveria amerikane e publikoi një video në mars 2023 ku shihej një avionë luftarak rus duke derdhur karburant mbi një dron vëzhgues të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara. Droni u rrëzua në Detin e Zi./REL

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...




























