Deputeti i PDK-së: Po të isha Prokuror do ta arrestoja Xhelal Sveçlën, s’do t’ia falja as 5 minuta
Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 20 Shkurt 2024
Deputeti i PDK-së dhe ish drejtori i Policisë, Rashit Qalaj duke folur rreth hetimeve për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë tha se po të ishte prokuror, do ta arrestonte Ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Qalaj ,tha rasti është dëmtuar rasti nga ‘popullzimi’ i ministrit.
“Nuk mund të flas, meqenëse janë shumë sensitive për veprimet qoftë prej mosdijes, qoftë prej budallakisë, qoftë prej popullzimit të Ministrit të Brendshëm, të cilat për mua e kanë dëmtuar shumë rastin. Me qenë prokuror i rastit, as 5 minuta nuk ia kisha falë zotit Sveçla. E kisha arrestu dhe këdo nga Policia e Kosovës që ka leju për do veprime me u bë që nuk u dashtë me u ba”, tha Qalaj në “DPT te Fidani”.
Cilat veprime, pyetet Qalaj nga moderatori i emisionit, por deputeti i PDK-së refuzon të japë më shumë detaje, duke thënë se do të vijë koha kur do të dalin në shesh.
“S’mund të flas, më flas. Ka edhe të tjera por për momentin nuk mund të flas. Kanë të bëjnë me provat e çështjes së Banjskës. I vjen koha do të dëgjoni, por për momentin nuk mund të flas. Mirëpo, duhet të jemi kujdesshëm për shkak të një popullzimi, për shkak të një dëshire ndoshta me e pa bota çka ka ndodhë, ti ban një veprim që dëmton në krejt rastet”, është shprehur Qalaj.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























