Lajme

Grabovci e quan Kurtin mashtrues: Në historinë e Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar

Autori: Gazeta inFokus 13:54 | 19 February 2024

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në historinë e shtetit të Kosovës, qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, do të mbetet si qeveria më e dështuar e cila i ka shkaktuar vendit pasoja të pariparueshme në rrafshin diplomatik.

Grabovci e ka cilësuar kryeministrin Kurti si një mashtrues dhe kryeministër të dështuar në të gjitha sferat. Ai po ashtu u ka bërë thirrje opozita që të unfikohet e të bashkëveprojë ndaj gabimeve të qeverisë.

Grabovci ka thënë se qeveria aktuale edhe në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm, është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar.

-Advertisement-

“Do të kisha pas dëshirë me sinqeritetin më të madh t’i numërojë të arriturat sukseset e çdo qeverie sepse është interes i vendit tim, i popullit tim, i familjes sime paraprakisht i fëmijëve të mi, por fatkeqësisht realiteti na thotë të kundërtën. Për mendimin tim e kisha përshkrua me një fjali të vetme, se nuk meriton të merrem më shumë: ‘në historinë e shtetit të Kosovës do të mbetet Qeveria më e dështuar e mundshme në rrafshin diplomatik dhe pasojat që i ka shkaktuar vendit tonë janë të pariparueshme apo ndoshta do të na marrë kohë edhe shumë e shumë vite për tu rikthyer aty ku ishim’”.

“Ndërsa në planin zhvillimor ekonomik të rregullimit të brendshëm është një Qeveri që nuk identifikohet me asnjë vepër të krijuar ndoshta dikush apo bashkëvendësit e mi do të më qortojnë se është një urë në fshatin tim që është disa metra që e ka përuruar kryeministri dhe krenohet me atë, por edhe ajo urë është gjysmake që nuk është në funksion pra nuk është në shërbim të qytetarëvë të Kosovës”, ka thënë ai.

Grabovci ka thënë se institucioni i Kryeministrit përfaqësohet nga një njeri i dështuar në të gjitha sferat, sipas tij, kryeministri Kurti është edhe mashtrues që nuk krahasohet me askënd për dhuntinë që ka për të manipuluar me qytetarët.

“Ndërsa nëse pyet për kryeministrinë, për mu kryeministria është e shenjtë sepse kemi dhënë shumë për të pas kryeministrin për të pas shtetin tonë por momente të caktuara normalisht ka rëndësi shumë se kush e përfaqëson këtë institucion. Fatkeqësisht aktualisht këtë institucion pra të kryeministrit, kryeministrin e vendit e përfaqëson një njeri i dështuar në të gjitha sferat, një mashtrues që absolutisht nuk krahasohet me askënd ndoshta populli e dërguan pak më ndryshe e quan një rrencë që e ka atë aftësi dhe dhunti qe din me manipuluar më shumë se çdokush me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe ne duhet të ia japim dorën sepse ka ditur suksesshëm të manipulojë me ndjenjat e qytetarëve të Republikës së qytetarëve e me theks të veçantë me rininë e Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka kritikuar qeverinë edhe për prishje marrëdhënies edhe më Shtete e Bashkuar të Amerikës, sipas tij, më këtë sjellje qeveria është duke e mbyture të ardhmen e shtetit.

“Ato raporte ne kemi investu shumë edhe para nesh edhe pas nesh po them me bindje se ne kemi bërë investimin më të madh për krijimin e atyre raporteve në thellimin e bashkëpunimit me SHBA dhe jam njëri ndër ata e them me kënaqësinë më të madhe se kurrë nuk kam hezituar që të kërkojë këshill nga SHBA që të përfitojmë nga përvoja demokratike e SHBA dhe asnjëherë të vetme nuk kam dështuar por gjithnjë kemi qit hapa përpara. Ndërsa nëse shofim sot ka degraduar dhe jemi në pikën zero, nuk jemi askund lëndimi i këtyre raporteve për ne do më thënë shumë. Është me e mbyt perspektiven tënde me e mbyt të ardhmen tënde prandaj uroj që sa më parë populli të shoh të vlerësoj drejt në mënyrë korrekte pa paragjykime por të besoj në realitet në atë që po e sheh dhe jeton dhe të ngopet besoj se janë ngop me fjalë boshe. Njeriu mund të flet çka të dojë por është me rëndësi vepra ke pa sikur loja e futbollit kush nuk pyet se si luajtën lojtarë ekipa cila është rezultati prandaj kjo është me rëndësi dhe rezultati është minus zero”, la thënë ai.

Grabovci ka thënë se opozita në përgjithësi nuk është duke e luajtur rolin e saj, sipas tij, opozita duhet që të jetë unifikuese dhe të nderveproj kundrejt gabimeve të qeverisë.

“Opozita mendoj se duhet me qenë shumë aktive, po në disa momente i pamundësohet dhe këtë duhet ta kemi parasysh. Por megjithatë unë opozita në përgjithësi nuk është duke luajtur rolin që i takon. Së pari opozita duhet të unfikohet të bashkëpunojë dhe të bashkëveprojë. Gabimet të cilat po i bën kjo qeverisje janë të panumërta, prandaj opozitës i takon të godet aty ku duhet dhe me mjete adekuate t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet demokratike për të ngritur vetëdijen e qytetarit të vendit”, ka thënë ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera