Lajme

Haradinaj takon shefin e zyrës së BE-së, i kërkon largimin e sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 18:11 | 14 Shkurt 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

Haradinaj pas takimit përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropin. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese”, ka thënë Haradinaj.

-Advertisement-

Postimi i plotë:

Në selinë qendrore të Aleancës, me z. Tomáš Szunyog, Ambasador i Bashkimit Evropian në Kosovë, diskutuam për zhvillimet politike në vend.

Në takim ritheksova domosdoshmërinë e largimit të sanksioneve nga ana e BE-së ndaj Kosovës, për t’i hapur rrugë zhvillimit dhe integrimit evropian. Konfirmova se Aleanca do të votojë Marrëveshjet Ndërkombetare ndërsa shpreha brengosjen për stagnimin e Kosovës në proceset integruese.

Për Aleancën, integrimi euro-atlantik është objektivi kryesor strategjik, rrugëtim ky që duhet të kulmojë me anëtarësim në NATO dhe BE.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy