Lajme

Kurti: 14 shkurti është momenti i përmbysjes së madhe politike në Kosovën e pasluftës

Autori: Gazeta inFokus 11:03 | 14 February 2024

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në mbledhjen e 188 të Qeverisë së Kosovës, ka thënë se kjo mbledhje përkon me fitoren e madhe elektorale të 14 shkurtit në vitin 2021.

Ai ka thënë se 3 vjet më parë ka qenë momenti i përmbysjes së madhe politike në Kosovën e pasluftës.

“Kjo mbledhje përkon pikërisht me datën e 3 vjetorit të fitores sonë historike, ndryshimit të madh. 14 shkurti nuk paraqet vetëm fitore elektorale, është momenti përmbysjes më të madhe politike demokratike në Kosovën e pasluftës, ku ngadhënjeu mirëqeverisja mbi korrupsionin”, është shprehur Kurti.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera