Lajme

Kurti për dinarin: S’mund ta kthejmë pas vendimin, s’duam ta ndëshkojmë askënd

Autori: Gazeta inFokus 11:31 | 12 February 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëndron prapa rregullores për zbatimin e euros si monedhën e vetme në vend.

Kurti në një prononcim për mediumin britanik ‘Bloomberg’ shtoi se s’do të ndërhyjë në pavarësinë e BQK-së për zbatimin e rregullores, përcjell Gazeta Insajderi.

“Nuk mund ta kthejmë pas këtë vendim”, citohet të ketë thënë Kurti.

-Advertisement-

“Nuk do të kemi asnjë masë ndëshkuese, nuk duam ta ndëshkojmë askënd”.

Kurti tha se komunitetit serb në Kosovë do t’i jepet kohë për përshtatje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera