17 mjekë ikën nga Kosova në këtë fillimvit
Autori: Gazeta inFokus
13:13 | 11 Shkurt 2024
17 mjekë kërkuan dokumentin e pastërtisë etiko-profesionale brenda këtij viti, dokument ky që u duhet si dëshmi për punësim në vendet perëndimore. Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës, çdo vit rreth 170 mjekë largohen nga vendi. Kjo ikje sipas njohësve të shëndetësisë, në të ardhmen rrezikon të sjellë mungesë të shërbimeve shëndetësore.
Edhe pse studimet në fushën e mjekësisë i filloi në Kosovë, Lon Karrica, tash e 30 vjet, ushtron profesionin e mjekut në Gjermani.
Ai thotë se janë sërë arsyesh që e shtynë atë dhe shumë kolegë të tij, që të marrin këtë vendim.
“Është mjerim për Kosovën që deri më tash nuk ka sigurime shëndetësore ku mjekët dhe pacientët do të ishin të trajtu si në klinikën shtetërore poashtu edhe private, për këtë arsye mjekët vijnë këtu për jetë më të mirë, unë njoh shumë njerëz që në Kosovë ndoshta lekë kanë marrë më shumë mirëpo pa sigurime shëndetësore për shkak të ardhmërisë së familjes kanë ardhë këtu për një karrierë të bujshme për shkak se aparatura mjekësore ka mjaft dhe përvojë mundet me bo sa të don”, tha ai për rtv21.
Sipas Odës së Mjekëve të Kosovës edhe në këtë fillim ka pasur kërkesa për certifikatën etiko-profesionale, dokument ky që kërkohet si dëshmi për punësim në vendet perëndimore.
“Nga Janari i vitit 2024 e deri më sot, janë lëshuar 17 Çertifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale (dokument ky që shërben për punësim jashtë vendit), ndërsa në vitin 2023 janë lëshuar gjithsej 167 Çertifikata mbi të kaluarën Etike dhe Profesionale”, thuhet në përgjigjen e Odës së Mjekëve.
Ikja e personelit shëndetësor, mund të dëmtojë ndjeshëm funksionimin e sistemit shëndetësor, thotë për rtv21 njohësi i fushës, Fitim Havolli.
“Realisht kjo dukuri është jashtëzakonisht e keqe për vendin dhe shoqërinë në përgjithësi, sidomos për institucionet shëndetësore të cilat në një periudhë jo të largët vërtetë do të kenë jashtëzakonisht mungesa të mëdha të profesionistëve shëndetësor duke marrë parasysh këto mundësi që ata i kanë tash në shtetet e BE-së dhe në vendin tonë nuk është bërë mjaftueshëm edhe përkundër kërkesave të vazhdueshme që kanë qenë nga organizata të ndryshme për ruajtjen e këtij komuniteti”, tha ai
Një problem në vete është edhe numri i madh i mjekëve të paangazhuar në profesion. Sipas të dhënave të Odës së Mjekëve, në Kosovë janë mbi 500 mjekë të pa punë./RTV21/21Media

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...




























