Avokatët kritikojnë institucionet për mungesë vizitash ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus
09:52 | 11 Shkurt 2024
Institucionet e Republikës së Kosovës nuk po bëjnë mjaftueshëm në rastin e ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Hagë. Kështu vlerësojnë avokatët në vend, teksa kërkojnë të ndihmohen duke krijuar departament me një grup juristësh, raporton Ekonomia Online.
Ata kritikojnë edhe mungesën e vizitës nga krerët institucional në Hagë, teksa e quajnë “distancim në raport me ta”.
Avokati Burim Halili, ka thënë mungesa e vizitave të krerëve institucional në Hagë, shpërfaq distancim për çlirimtarët.
“Fillimisht krerët e institucioneve tona është dashtë të krijojnë një departament prej një grupi juristësh vigjilent, njohës të fushës ndërkombëtare të krimeve të luftës dhe të njëjtit është dashtë të t’u ndihmojnë të bashkakuzuarve dhe anëtarët e familjeve tyre për të përzgjedhur avokatët më të mirë në Tribunalët ndërkombëtare që kanë treguar vetën edhe në rastet tjera të mëhershme”, u shpreh Halili, duke kërkuar nga institucionet që të jenë bashkërisht në këtë betejë ligjore.
“Mendoj që nuk është në rregull të mos iu bëhen vizita nga krerët e institucioneve tona ish-krerëve të UÇK-së sepse tregon një distancim nga institucionet tona në raport me ta dhe këtu mendoj që duhet të kemi më shumë vizita nga krerët e institucioneve dhe të njëjtit t’ua japin besimin që në këtë betejë ligjore jemi bashkërisht për të mos u akuzuar nga institucionet dhe shtetet ndërkombëtare për ndërhyje ne drejtësi mund të rezervohen në deklarimet e tyre lidhur me pa ose fajësinë e tyre përveç deklarimeve që kanë të bëjnë më atë krerët që besojnë fuqishëm në pafajësinë e tyre dhe besojnë në një vendim të drejtë të ndërkombëtarëve në Hagë”, u shpreh Halili.
Ndërsa avokati tjetër, Arbër Jashari, ka thënë se nuk mjaftojnë deklarimet nga ana e Ministrisë së Drejtësisë për pagesat e avokatëve.
“Atje kemi të bëjmë me një gjykim që është i madh dhe maratonik dhe shumë i rëndësishëm që kërkon qasje profesionale, prandaj nuk mjafton të thuhet se ne do të paguajmë avokat ose të caktohen kuota, rregullore ose ligje të caktuara. Ligjet dhe direktivat ligjore dhe duhet t’i përshtaten situatës reale. Secilit të pandehuri atje, pra krerët e UCK-së duhet t’u jepet mundësia që të mbrohen ashtu siç ata dëshirojnë dhe më ekipin që ai mendon se do të ja dal mbarë”, deklaroi Jashari.
Duke folur për mbrojtjen që po i bën shteti ish-krerëve të UÇK-së, Jashari ka kërkuar që të lihen anash inatet politike dhe të jenë të bashkuar. Këtë e konsideron si borxh ndaj tyre.
“Të gjithë ju kemi borxh atyre të cilët kanë luftuar. Më përpara populli jonë është solidarizuar në forma të ndryshme për t’u dal në ndihmë, ndërsa tani që e kemi shtetin tonë, është mirë që shteti të përkujdeset dhe t’u dal në ndihmë ashtu siç ata e meritojnë, pasi që bëhet fjalë për mbrojtjen e disa nga vlerave tona më sublime, duhet të harrohen emrat e përveçëm duhet të harrohen paragjykimet që mund t’i ketë pushteti aktual. Jemi duke folur për periudhën e viteve 1998-1999 e cila është periudha më e rëndësishme për shqiptaret dhe shteti jonë duhet të bëjë shumë më shumë”, ka thënë Jashari./eo/

T� tjera
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...































