Brenda muajit në Ferizaj morën fletëkalime 54 nxënës për të migruar
Autori: Gazeta inFokus
09:10 | 11 Shkurt 2024
Migrimi nuk ndikon vetëm në uljen e fuqisë punëtore, por ajo vërehet edhe në shkolla. Lëshimi i vizave të punës nga shtete të ndryshme por së fundi me liberalizim të vizave, edhe mundësia më e madhe për kontakte më të shumta, ka bërë që brenda muajit 54 nxënës të Ferizajt të kërkojnë fletëkalime për ndërprerje të mësimit. Megjithatë, ka edhe të tjerë që kanë janë rikthyer në atdhe.
Liberalizimi i vizave lë Ferizajn pa 54 nxënës të cilët kanë kërkuar fletë kalime për ndërprerje të mësimit për shkak të migrimit dhe kjo dukuri për drejtuesit e arsimit në Ferizaj po shihet si mjaftë shqetësuese
“Besoj se është një numër i madh sepse nëse llogarisim që brenda një muaji kanë marr fletëkalime 54 nxënës atëherë duhet ta përcjellim situatën dhe duhet të jemi të kujdesshëm, dhe të shohim si do të jetë ne nuk jemi ata që mund ta ndalojmë një gjë të tillë por me gjithë atë duhet të kemi kujdes në mënyrë të shohim se si veprojmë në ato shkolla sidomos ku është numri i vogël i nxënësve . Nëse kemi nxënës të cilit hiqen nga ato shkolla atëherë po besojë se numri i nxënësve në ato shkolla do të bije akoma më tepër dhe ato shkolla mund të jenë të rrezikuara më tepër”, tha për RTK-në, Afrim Llabjani, drejtori i Arsimit në Ferizaj.
Por në shkollën e fshatit Manastirc 4 nxënës kanë bërë kërkesë për vijim e procesit mësimor pas kthimit nga perëndimi në vendlindje
“Është e vërtet është paraqitur një familje që është kthyer nga bota e jashtme dhe ka bërë kërkesë në shkollën që për momentin duhet të riatdhesohen 4 nxënës në fakt familja i ka edhe 2 fëmijë të tjerë që nuk i plotësojë kushtet sepse janë të vegjël”, theksoi Kadri Shumolli, drejtori i Shkollës “Dëshmorët e Lirisë” në Manastirc.
Sipas drejtori të shkollës këta nxënës do të sistemohen në paralelet adekuate dhe do të ketë orë plotësuese
“Kemi menduar format e aplikimit të mësimit plotësues dhe mësimit shtues sepse prindërit na ka njoftuar se këta edhe për nga ana gjuhësore vështirësi dhe që plotësisht normale sepse kanë lindur dhe janë rritur në botën e jashtë kështu që jemi të përgatitur që të ju ndihmojmë në këtë pikëpamje”m tha ai
Për shkak të numrit të vogël të nxënësve në këtë vit shkollor është mbyllur shkolla në fshatin Gërlicë të Ferizajt.

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































