Lajme

Vr*tet kontabilisti dhe pl*goset pronari i një firme në Shqipëri, RENEA “rrethon” Kurbinin

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 10 February 2024

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur me armë zjarri sot në orën 07:00 në ambientet e një firme në fshatin Gurez të Kurbinit, në rrethana ende të paqarta. 

Personi me inicialet S.M rreth 70 vjeç, ekonomist i firmës ka mbetur i vdekur, ndërsa pronari A.GJ rreth 51 vjeç është plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

-Advertisement-

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale ‘Renea’.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen. /Tch

Vizitoni kanalin tonë në Youtube:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera