Fokus

Ekskluzive: Flet Sveçla nga VV për këmbimin e pronave në Badovc dhe çka pritet të ndodhë në mbledhjen e jashtëzakonshme

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 08 February 2024

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka filluar seancën e jashtëzakonshme.

Në rend të ditës pritet të jetë edhe propozim-vendimi për anulimin e një vendimi për këmbimin e një prone komunale në “Prishtina e Re” me një pronë private në Badvoc.

Kjo seancë u thirr të dielën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, që të dielën mblodhën nënshkrimet e nevojshme.

-Advertisement-

Lidhur me këtë vendim, Gëzim Sveçla nga Lëvizja Vetëvendosje para seancës për Infokus ka thënë se presin që Kuvendi Komunal i Prishtinës të marrë vendim për anulimin e vendimit për këmbimin e pronës.

“Presim që sot Kuvendi Komunal i Prishtinës të marrë vendim për anulimin e vendimit për këmbimin e pronës që është mbajtë në seancës 21 dhjetor.

Unë veç muj më ju garantu që Lëvizja Vetëvendosje do të jetë e pranishme në sallë dhe i ftojmë të gjitha subjektet politike, të gjithë asamblistët e kryeqytetit të jenë të pranishëm dhe ta anulojmë këtë vendim i cili nuk është në përputhje më interesin publik të qytetarëve të Prishtinës”, ka thënë ai për Infokus.

Storja e plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera