Lajme

Zubin Potok: Policia ndal një kombi, po fuste dele ilegalisht nga territori i Serbisë

Autori: Gazeta inFokus 10:03 | 05 February 2024

Policia e Kosovës ka ndalur një kombi në Zubin Potok, i cili brenda ishin të ngrakuara 9 krerë dele, për të cilat vozitësi dhe pasagjeri nuk posedonin dokumente dhe dyshohet se përmes rrugëve alternative nga territori i Serbisë i kanë futur në Kosovë.

Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 15:30, ndërsa automjeti me bagëti është dërguar në Doganën e Kosovës.

Rasti është cilësuar “Kontrabandim me mallra”, njofton policia.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera