“Nata e tmerrit”, VV kujton krimet e spastrimin e 2000-ave në veri, akuza KFOR’it francez: Ndodhi para syve të tyre
Autori: Gazeta inFokus
13:06 | 03 Shkurt 2024
Lëvizja Vetëvendosje që drejton kryeministri Albin Kurti ka publikuar një shkrim të gjatë në profilin zyrtar të partisë ku kujtojnë masakrën dhe dëbimin e ndodhur të shqiptarëve nga Mitrovica në datat 3 dhe 4 shkurt të vitit 2000.
Ky krim dhe spastrim i ndodhur nga formacioni kriminal “Rojat e Urës”, Vetëvendosje thotë se është bërë para syve të pjesëtarëve francezë të KFOR-it. Sipas Vetëvendosjes, përmes këtyre veprimeve kundër shqiptarëve në atë pjesë synohej përmbysja e demografisë në favor të asaj që e kërkonte Serbia.
Partia që drejton Kurti thotë se pas kësaj masakre dhe dëbimit të shqiptarëve ishte krijuar kinse një shumicë serbe në pjesën veriore. VV potencon se e gjithë kjo kishte ndodhur në sy të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe ishte shuar nga partitë që kanë qenë në pushtet në atë kohë.
Ndarja e Mitrovicës sipas Vetëvendosjes u formalizuar nga Plani i Ahtisarit dhe se partitë politike që ishin në pushtet në vitin 2013 kishin votuar për “amnistimin” kriminelëve që kishin kryer këto krime në Veri të Kosovës.
VV thotë se atë kohë kishte kundërshtuar një gjë të tillë, derisa thonë se tashmë gjendja në Veri të Kosovës ka ndryshuar, , shkruan Gazeta Express.
Një prej figurave politike që ka marrë pjesë në spastrimin e shqiptarëve nga pjesa veriore ka qenë edhe Oliver Ivanoviq. Kryeministri Albin Kurti më 16 janar kishte shkruar se si Ivanoviq kishte qenë aktiv para dhe pas luftës në dëbimin e mijëra shqiptarëve nga Veriu.
“Oliver Ivanoviq ishte aktiv gjatë të dyjave: luftës ’98-‘99 dhe dëbimit të shkurtit 2000 të mijëra shqiptarëve nga veriu. Beogradi i frikësohej atij si dëshmitar të mundshëm të EULEX-it. Sot, 6 vjet pas vrasjes së tij në Mitrovicën e Veriut, vrasësit e tij ende enden të lirë në Serbi”, kishte shkruar Kurti.
Megjithatë ndryshe nga ky shkrim i 16 janarit, Kurti gjatë vitit 2023, në një video të publikuar në profilin e Qeverisë së Kosovës kishte zgjedhur fjalët më të mira për Ivanoviqin, duke ia dhënë madje edhe meritat se ka kontribuar për një Kosovë shumë etnike.
“Sot ne përkujtojmë jetën dhe kujtimin e Oliver Ivanoviqit, në ditën e vdekjes së tij. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjen dhe miqtë e tij. Oliver Ivanoviq ishte një person i përkushtuar për të luftuar për interesat e komunitetit dhe qytetit të tij. Ai e bëri këtë duke qenë i hapur, i sinqertë, gjithmonë i mprehtë në çështjet me rëndësi, por edhe i respektueshëm edhe ndaj atyre me të cilët nuk ishte dakord. Do të dëshiroja që kujtimi i tij të mbetet i gjallë, kujtimi i tij si një njeri që punoi për një të ardhme të qëndrueshme dhe për një Kosovë shumë etnike.
Pesë vjet më parë, Oliver Ivanoviq u vra në rrugët e Mitrovicës. Të gjithë ata që kryejnë një krim në Kosovë duhet të dalin para drejtësisë dhe më vjen keq që autorët dhe ata që e kanë porositur këtë krim ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë. Nevojitet angazhim i të gjitha institucioneve përkatëse për të gjetur dhe dënuar përgjegjësit për vrasjen e tij.
Vrasja e Oliverit ndikoi gjithë shoqërinë. Ky krim vrau jo vetëm Oliver Ivanoviqin, por edhe pluralizmin politik te serbët. Kosova do të jetë e palëkundur në përkushtimin e saj për të qenë një shoqëri multikulturore dhe shumë etnike ku njerëzit ndihen të sigurt, mund të thonë mendimet e tyre dhe ta trajtojnë njëri-tjetrin me respekt, edhe nëse nuk pajtohen. Në këtë mënyrë të gjithë do ta ruajmë kujtimin e Oliver Ivanoviqit.”, ka thënë Kurti në video-adresimin për Ivanoviqin”, kishte shkruar Kurti.
Postimi i plotë i VV-së:
24 vjet nga 3 dhe 4 shkurti i vitit 2000, 24 vjet nga masakra dhe dëbimi i shqiptarëve nga Mitrovica
24 vite më parë, 8 muaj pas përfundimit të luftës, në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, formacioni kriminal serb “Rojat e Urës” filloi aksionin për spastrimin etnik të veriut të Mitrovicës nga shqiptarët. Ngjarjet ndodhën para syve të pjesëtarëve francezë të KFOR-it.
10 shqiptarë u vranë. Më i riu 13 vjeç. Më e moshuara 65 vjeç. Mbi 100 të tjerë u torturuan e plagosën. 11,364 shqiptarë të pambrojtur u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Mijëra shqiptarë ende nuk janë kthyer në shtëpitë dhe trojet e tyre.
Kjo masakër, ky dëbim i shqiptarëve civilë e të paarmatosur, nga shtëpitë e tyre në pjesën veriore të Mitrovicës përmbysi demografinë aty në favor të asaj që kërkonte Serbia.
Ndarja e qytetit të Mitrovicës do të bëhej e mundur pas kësaj masakre dhe dëbimi duke krijuar artificialisht një gjoja shumicë serbe në pjesën veriore.
Kjo u arrit përmes këtij krimi makabër në sy të forcave të KFOR-it dhe u fashit përmes ish drejtuesve politikë të atyre viteve.
Frazat e thënë ato ditë se së shpejti do të kthehen në shtëpitë e tyre dhe se Mitrovica nuk do të ndahen mbeten vetëm video. Realiteti e dërgoi diku tjetër. Plani i Ahtisaarit e formalizoi këtë ndarje që në thelb e ka një masakër dhe dëbimin masiv të shqiptarëve.
Për qytetarët shqiptarë që përjetuan dhe i mbijetuan masakrës duke humbur më të dashurit e tyre presin ende vendosjen e drejtësisë nga Prokuroria dhe Gjykatat në Kosovë.
Në vitin 2013, 13 vite pas masakrës së 3-4 shkurtit, mazhoranca e asaj kohe bashkë me disa nga partitë opozitare hartuan e miratuan ligjin për amnistinë e kriminelëve në veri të vendit tonë.
Atë botë Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe deputetët kundërshtuan dhe rezistuan për të mos ta miratuar këtë akt të turpit. Për fat të keq ligji kaloi dhe amnistia ndodhi.
Sot, 24 vite pas masakrës së 3 dhe 4 shkurtit në Mitrovicë, edhe pse gjendja në pjesën veriore ka ndryshuar me qeverisjen e re që ka vendosur ligjshmërinë, ka përndjekur e burgosur bandat dhe strukturat kriminale, ka shpallur terroriste organizatat “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”, ka rindërtuar dhe mundësuar kthimin e shqiptarëve në shtëpitë e tyre, 3 dhe 4 shkurti ende kërkon adresimin, ende kërkon vendosjen e drejtësisë.
Lëvizja VETËVENDOSJE! përkujton me nder dhe respekt të rënët e 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000 dhe vijon të jetë e përkushtuar që drejtësia për ta të gjejë dritë.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...






























