Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave në Gjakovë për shtytje dhe vra*je

Autori: Gazeta inFokus 14:53 | 01 February 2024

Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit të parë E.S për veprat penale “Vrasja e Rëndë”, dhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Ndërsa për të pandehurin e dytë E.S., për veprën penale “Vrasje e Rëndë në Shtytje”.

Sipas aktakuzës ceket se i pandehuri i parë E.S., me datë 19.09.2023 në Rahovec, “me dashje ka privuar nga jeta viktimën N.V., dhe po ashtu me dashje vë në rrezik jetën e të dëmtuarit L.V., në atë mënyrë që ditën kritike i pandehuri i parë me armën e tipit revolen SUB Elite 9 mm, shtënë katër herë në drejtim të të dëmtuarve, ku si pasojë e plagëve të marra ndërron jetë tani i ndjeri N.V., në QKUK në Prishtinë, ndërsa të dëmtuarit L.V., i shkakton lëndime të rënda trupore”, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

“Po ashtu sipas aktakuzës ndër tjera ceket se i pandehuri i dytë E.S., me dt.19.09.2023 në Rahovec, me dashje ka shtyrë djalin e tij të pandehurin e parë E.S., për kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë, tani të ndjerit N.V., duke vë në rrezik edhe jetën e të dëmtuarit L.V”, thotë Prokuroria.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit t’i shpallë fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat ju vihen në barrë. /Klankosova.tv

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera