Këmbimi i pronave për ish-klientin e Ramës, Ministria e Financave e pezullon procesin
Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 26 January 2024
Tashmë ka zhvillime të reja në çështjen e këmbimit të pronave të ish-klientit të Përparim Ramës, kryetar i Komunës së Prishtinës. Në fakt, Ministria e Financave ka pezulluar ekzekutimin e vendimit të Komunës së Prishtinës, përmës sëcilës i shkëmbehej prona ish-klientit të Ramës. Çka ndodhi?
Në një raportim të Kohës, thuhet se Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka tërhequr ligjshmërinë rreth këtij vendimi dhe se lënda është kthyer në rivendosje në Kuvendin Komunal, ku ishte votuar pasi VV-ja ia kishte krijuar kourumin Ramës.
Të enjten Ministria e Financave, që udhëhiqet nga Hekuran Murati, ka marrë vendim që të “pezullohet ekzekutimi i vendimit 01-020/04-236518/23 të dt. 26.12.2023 të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit lidhur me procedurën e vlerësimit të pronave të paluajtshme të cilat janë objekt i këmbimit përmes këtij vendimi të Kuvendit Komunal të Kryeqytetit”.
Një vendim i tillë e pezullon dhënien e pronës rreth 7-hektarëshe në hapësirën e njohur si “Prishtina e Re”, e cila do të bëhej në këmbim të rreth hektarëve në pronësi të biznesmenit Rrahman Haradini në Badoc.
Sjellim ndër mend që Prokuroria e Shtetit ka nisur hetim parapenal lidhur me shkëmbimin e pronës komunale në lagjen “Prishtina e Re” në kryeqytet me një tokë private në Badoc.
Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të shtetit, Besim Kelmendi, dje e konfirmoi nisjen e hetimeve parapenale për këtë rast.
“Pasi Prokuroria e Shtetit është njoftuar nga mediumi juaj për dyshimet e ngritura në procesin e këmbimit të pronave, kemi filluar mbledhjen e informatave. Prokuroria Speciale tashmë ka filluar hetim parapenal për këtë rast”, ka deklaruar Kelmendi.
Ndërsa, sot Instituti i Kosovës për Drejtësi ka dorëzuar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamentin për Çështje Administrative padi për inicim të konfliktit administrativ kundër Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës, raporton Betimi për Drejtësi.
Përmes kësaj padie, IKD ka kërkuar edhe shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të lartcekur të Kuvendit të Kryeqytetit – Komunës së Prishtinës, deri në nxjerrjen e vendimit gjyqësor sipas kushteve të përcaktuara me paragrafin 2, të nenit 22 të Ligjit për Konfliktin Administrativ.
Po ashtu kujtiojmë që Rama dje doli në një konferencë për medie, ku e deklaroi se këmbimi i pronës ka filluar dy vite para se ai të zgjidhej kryetar i Komunës së Prishtinës.
Tutje, Rama vlerësoi në këtë process janë ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural ashtu siç kërkohet me ligj.
“E kam thirr këtë konferencë për shkak se ditëve të fundit kemi qenë cak i sulmeve të shumta që kanë për qëllim denigrimin e qeverisjes se kryeqytetit, por edhe timin personal. Duke ju referu një procesi të këmbimit, proces i cili ka fillu qysh para qeverisjes tonë, pra dy vite para qeverisjes tonë. Pra ky këmbim nuk ka filluar gjatë kohës tonë, por më shumë se dy vite më parë. Edhe kjo si pasojë e vendimeve të Ministrisë së Ambientit”, tha Rama.
“Ne si kryeqytet jemi duke zbatuar një process të rregullt i miratuar nga Asambleja Komunale, i vlerësuar nga MAPL dhe është ende proces i papërfunduar, pra është në zhvillim e sipër. Kemi ndjekur të gjitha hapat ligjorë dhe procedural në bazë të vlerësimeve të bëra nga ministritë përkatëse, pasi që pala ka pasur vendime të miratuara nga ministritë për këmbim të pronës, e që e oligon kryeqytetin me vepru… Ministria e Financave ka me përcaktu sa tokë kemi me dhanë, pra Ministria e Financave është i vetmi autoritet që e bën vlerësimin e pronav e jo ne”, tha tutje Rama.
Të tjera
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...
-
“Fjalimi i sotëm është shqetësues, motivi është i ulët, qëllimi është mashtrues – Këta ish dashur të dalin para Gjykatës” – Gorani për Osmanin e Kurtin
Gazetari i Dukagjin Gorani ka komentuar fjalimin e sotëm të presidentes Vjosa...
-
Hetohet nëna, i dërgoi djalit drọgë në ndalim policor
Një e moshuar me shtetësi turke u arrestua nga policia në Pejë, e më pas u li...