Lajme

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vjedhin portofolin dhe çelësat e banesës

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 26 January 2024

Një prokuror i shtetit ka raportuar në polici se hajnat i kanë hyrë mbrëmë në banesë dhe se i kanë vjedhur portofolin me dokumente personale dhe dy palë çelsa të banesës.

Lidhur me rastin, nuk raportohet për të arrestuar.

Policia në raportin 24-orësh bën të ditur se  rasti ka ndodhur rreth orës 17:30-21:00.

-Advertisement-

“VJEDHJE – Rr. Bardhyl Qaushi, Prishtinë 25.01.2024 – 17:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar (prokuror i shtetit) ka njoftuar policinë se nga persona të panjohur në korridorin brenda banesës së tij i është vjedhur portofoli me dokumente personale dhe dy palë çelësa të banesës. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”, thuhet në raport.

Nuk janë dhënë më shumë detaje lidhur me rastin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera