Fokus

Burim Berisha “qelë kuletën” për bletarët e Fushë Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 23 January 2024

Bletarët e Fushë Kosovës këtë fillim vit do të gëzohen nga Burim Berisha që drejton këtë komunë.

Kjo pasi komuna e Fushë Kosovës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë për blerjen e pajisjeve bletare, shkruan Gazeta Infokus.

E blerja e këtyre pajisjeve komunës do t’i kushtojë rreth 15 mijë euro, konkretisht 14 mijë e 444 euro. Sipas njoftimit, këto blerje do të shërbejnë për fermerët përfitues të kësaj komune e të cilët merren me bletari.

-Advertisement-

Operatori ekonomik i kontraktuar për këtë furnizim është N.T.P ‘Bletaria Egzoni’.

Vlen të theksohet se Komuna e Fushë Kosovës vazhdimisht ndanë mjete bujqësore e subvencione tjera për fermerët e saj.

/Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera