Të gjetura shqetësuese nga IPK: Policia e ngathët në reagimin e dh*nës në familje, deri 32 minuta vonesa
Autori: Gazeta inFokus
17:47 | 19 Janar 2024
Inspektorati Policor i Kosovës ka hartuar një raport për “Trajtimin e dhunës në familje nga Policia e Kosovës”, që është publikuar në dhjetor të vitit 2023, e që të gjeturat janë shqetësuese.
Raporti tregon shumë mangësi të Policisë së Kosovës gjatë reagimit në raste të dhunës në familje.
Disa stacione qëndrojnë më mirë, e disa janë tepër keq në reagimin ndaj thirrjes kur raportohet dhunë në familje, shkruan Infosot.
Sipas raportit të IPK, reagimet policore, në rastet e dhunës në familje në minuta, mesatarja është 19.2 minuta në 14 stacione, ndërsa stacioni me reagimin më të shpejt është konsideruar Juniku me 6 minuta, ndërsa stacioni me reagimin më të ngathët ai i Gjilanit me 32 minuta.
Po ashtu raporti i inspektimit nxjerr në pah se lidhur me burimet njerëzore në kuadër të njësive hetimore të dhunës në familje janë hasur dobësi lidhur me mosplotësimin e vendeve të punës në kuadër të njësive hetimore në disa prej stacioneve policore, mos lëshimi i vendimeve për hetuesit konform strukturës së re të organizimit LPA-së si dhe ngarkimin e hetuesve primar të dhunës në familje edhe me raste të tjera.
“Lidhur me aktivitetet operative dhe hetime janë hasur dobësi në zgjatjen e kohës mesatare të reagimit në thirrje të qytetarëve për dhunë në familje, mungesën në disa dosje të raportimeve njoftuese për Prokurorinë mbi dyshimet e arsyeshme të kryerjes së veprave penale, mos aplikimin e vlerësimit të rrezikut për viktimat në një numër rastesh sipas formës së përcaktuar, cilësinë në disa prej kallëzimeve penale (ana teknike dhe përmbajtjesore), mungesën e Raportit ditor për rastin e dhunës në familje në disa prej dosjeve, mosrespektimin e zinxhirit komandues gjatë procedimit të një numri të konsideruar kallëzimesh penal dhe mos bashkëngjitjen e tërë dokumentacionit gjatë procedimit të lëndëve në SMIL”, thuhet në raportin e IPK me të gjeturat.
Mangësi janë hasur edhe lidhur me infrastrukturën fizike dhe teknike, që ka pasur ngecje në krijimin dhe funksionalizimin e “dhomave mike” në disa prej stacioneve policore, sigurimin e teknologjisë për komunikim për intervistimin e palëve të parapara me planin e veprimit të strategjisë dhe sigurimin e alkool testeve në disa prej stacioneve për matjen e përmbajtjes së alkoolit tek personat e dyshuar si kryerës të dhunës në familje.
Nga të gjetur IPK ka dhënë një mori rekomandimesh që kjo gjendje të përmirësohet nëpër stacionet Policore të Policisë së Kosovës.
“Bazuar në gjetjet, përfundimet dhe nevojat për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve IPK rekomandon komandantëve të stacioneve policore të inspektuara, që në koordinimin me drejtoritë rajonale të ndërmarrin veprime për përmbushjen e ekipeve hetimore me personal të mjaftueshëm për trajtim të rasteve të dhunës në familje, bazuar në strukturën organizative. IPK-ja rekomandon Drejtorit të Drejtorisë së Personalit që të pajisë hetuesit e dhunës në familje me vendim përkatës për vendin e punës. IPK u rekomandon komandantëve të stacioneve policore në Gjilan dhe Malishevë, shefave të operativës dhe mbikëqyrësve të ndërrimeve, që të mobilizohen në ushtrimin e kontrolleve mbi njësit policore, për të siguruar kohë më të shpejt në thirrje të qytetarëve për dhunë në familje. IPK po ashtu rekomandon shefave të sektorëve të hetimeve dhe mbikëqyrësve të ekipeve të hetimeve, që të ushtrojnë kontroll të shtuar mbi hetuesit që trajtojnë raste të dhunës në familje, të t’u siguruar se Mbrojtësit e Viktimave të njoftohen edhe me shkrim lidhur me rastet, për të qenë në funksion të viktimave të dhunës në familje”, thuhet në disa nga rekomandimet e IPK.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...



































