Lajme

Shkon në 13 numri i minatorëve të Trepçës, lënduar nga acidi

Autori: Gazeta inFokus 16:05 | 17 January 2024

Ka shkuar në 13 numri i minatorëve të lënduar nga incidenti me acid në Minierën e Trepçës.

Spitali i Përgjithshëm në Mitrovicë, në të cilin edhe po trajtohen të lënduarit, thotë se dy nga ta patën lëndime serioze të syve.

”Sot, rreth orës 13:00, ka ndodhur një incident në Minierën e Trepçës, ku ka pasur rrjedhje kimike të acidit sulfurik ku për pasojë janë lënduar 13 minatorë. Prej tyre, 2 kanë pasur lëndime serioze të syve (djegie kimike me acid sulfurik), të cilët pas trajtimit në Repartin e Emergjencës janë transferuar ne repartin e Oftalmologjisë së Spitalit të Mitrovicës për trajtim të mëtejmë. Ndërsa, 11 prej tyre janë duke u trajtuar në repartin e Emergjencës, të cilët anë jasht rrezikut pë jetë dhe pas trajtimeve pritet të lëshohen në shtëpi”.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera