Lajme

AGK: Kërcënohet redaksia e portalit “Periskopi”

Autori: Gazeta inFokus 12:47 | 16 Janar 2024

Gazeta online “Periskopi”, ka njoftuar AGK-në, për një e-mail kërcënues që ka pranuar rreth publikimit të artikullit të titulluar “Nëntë punonjës të Fakultetit të Mjekësisë marrin rrogë në QKUK pa punuar fare”.

Në e-mailin e pranuar më 15 janar, kërkohet largimi i artikullit me porosinë “ju gazetart kujdes me shkrime sepse shume gazetarve po jau heqin kryt per shkrime ose po jau zajn peng familjaret. ma mire duje pa problem se paret per klikime e me probleme familjare”, shkruan në një pjesë të mesazhit.

“AGK-ja, është e shqetësuar me kërcënimin e bërë ndaj redaksisë së këtij portali, dhe e fton Policinë e Kosovës që urgjentisht të hetojë prej nga vjen kërcënimi dhe të marrë masat e duhur për të ofruar siguri për gazetarët e këtij medium. Gjithashtu, ftojmë Prokurorinë dhe organet e tjera të drejtësisë që të bëjnë punën e duhur për të trajtuar rastin”, thuhet në reagimin e AGK-së.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy