Lajme

Kosovari u shtir si postier në Zvicër, vodhi telefona dhe i shiti në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 14:01 | 15 January 2024

Një 41-vjeçar kosovar, i cili është banues në Kantonin e Luzernit është dënuar me 120 ditë me kusht.

Kjo pasi i njëjti dyshohet që i maskuar si postier brenda një viti e gjysmë vodhi 50 pako postare me telefona të rinj celularë dhe më pas i shiti në Kosovë, raporton Tio.ch.

Siç thuhet në një njoftim të ministrisë publike, 41-vjeçari do të duhet të paguajë edhe 1200 franga shpenzime gjyqësore.

-Advertisement-

Vlera e mallit të vjedhur arrin në më shumë se 26 mijë franga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera