Kështu ia mori kompetencat Kurti FIT-it, për t’ia kaluar njësisë që e formoi vetë
Autori: Gazeta inFokus
14:47 | 11 Janar 2024
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një projekt-rregullore për organizimin dhe sistematizimin e vendeve të punës brenda institucionit të Policisë së Kosovës, ka marrë kompetencat për luftimin e terrorizmit Njësisë Speciale Intervenuese, duke ia kaluar të njëjtat njësisë që e ka formuar vetë – Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë (NjNSH).
Albanian Post ka kuptuar nga burime brenda Policisë së Kosovës se Qeveria e Kosovës përmes fizkulturave ligjore ka lënë pothuajse pa kompetenca njësitin më elitë të Policisë së Kosovës dhe grupin që luftoi terroristët e udhëhequr nga Milan Radojiçiç, duke ia bartur ato NjNSH-së, e pa trajnuar në formë adekuate për t’u marrë me terrorizëm.
Ndërsa NjSI-i, siç ka kuptuar Albanian Post, ka mbetur me disa detyra bazike siç është “planifikimi e organizimi” të detyrave, gjë që s’ka të bëjë aspak në raport me ekspertizën e me përgatitjen dhe trajnim që ky njësi elitare ka kryer në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Francë e Turqi.
Kjo heqje e kompetencave për NjSI-në, të njohur ndryshe edhe si FIT, ka ardhur pas protestave të këtij grupi dhe shprehjes së pakënaqësive publike me kushtet e punës dhe pagat e ulëta.
Bagazhi i NjSI-së sa i përket ekspertizës dhe trajnimeve s’e ka ndalur kryeministrin të marrë masa ndaj tyre, për shkak të refuzimit për ta ndalur protestën dhe shprehur pakënaqësinë publikisht.
Ndryshe pjesëtarët e NjSI-së kishin mbetur të shtangur nga Albin Kurti, kur gjatë takimit të përbashkët që kishin zhvilluar të mërkurën e 15 nëntorit të vitit të kaluar, kryeministri i Kosovës iu kishte thënë se ajo çfarë kishin bërë me 24 shtator kur u përballën me terroristët serbë nuk përbën ndonjë sukses të madh nga ana e tyre, meqë thjesht “i keni vrarë tre veta nga distanca me snajper”.
Albanian Post ekskluzivisht kishte kuptuar se çfarë ishte biseduar në mes të pjesëtarëve të NjSI-së, grupit elitë të policisë, të njohur edhe si FIT dhe Albin Kurtit, i cili u ka thënë se nuk mund t’ua plotësojë kërkesat e prezantuara, sepse “nuk mund të dorëzohem para jush”.
Ndryshe nga sa e paraqiste në publik si një betejë të jashtëzakonshme të NjSI-së, Kurti u ishte drejtuar pjesëtarëve të FIT-it duke u thënë se “nuk është se keni bërë gjë (me 24 shtator), i keni vrarë tre veta me snajper nga distanca”.
Përveç se ofendues, përfaqësuesit e NjSI-së kishin mbetur të befasuar se si Kurti nuk e ka lexuar as raportin e institucioneve, përndryshe do ta dinte se jo të gjithë terroristët u vranë me snajper dhe jo të gjithë u vranë nga largësia.
Nga burimet brenda takimit, Albanian Post kishte kuptuar se Kurti ishte treguar indiferent ndaj policëve edhe kur ata i deklaruan se nuk po protestojnë për shkaqe politike, por për dinjitet dhe kushte më të mira dhe se “për Kosovën luftojmë, siç kemi bërë edhe në të kaluarën, edhe veç me bukë e djathë”.
“Luftë është kur vdesin shumë dhe mbesin pak”, ua kishte kthyer Kurti, duke thënë se me 24 shtator në ballafaqim me terroristët serbë të udhëhequr nga Milan Radojiçiç, nuk u bë luftë meqë ka vdekur vetëm një polic.
“Me vdek një polic është normale që fëmijët tanë të jetojnë të sigurt”, kishte shtuar Kurti duke vazhduar t’i befasojë të pranishmit.
Në takimin që ka zgjatur tri orë, NjSI ia kishte shpjeguar kryeministrit kushtet e vështira në të cilat punojnë dhe i kishin prezantuar atij dhembjen që kanë ndjerë kur janë detyruar të dalin në protestë.
Prandaj, i kishin kërkuar një kompromis dhe një rrugëdalje nga situata, duke i ofruar edhe vetë opsione se si e mendojnë ata zgjidhjen.
Përkundër një dëshire të ministrit Murati për të gjetur një kompromis, siç i kishin treguar Albanian Post-it tri burime brenda takimit, Kurti kishte refuzuar çdo mundësi.
“Çfarë do thonë të tjerët nëse dorëzohem unë para juve?”, u kishte shtruar pyetje policëve që s’po i lëshonte habia nga ajo që po dëgjonin.
“S’jam dorëzu para BE-së e as para Amerikës, nuk mund të dorëzohem as para jush”, kishte vazhduar.
Kryeministri ua kishte pranuar policëve se ata mund të kenë të drejtë në kërkesat e shtruara, por aktualisht nuk është punë që gjen zgjidhje, meqë “nuk jam në gjendje të humbas”.
Në një moment gjatë takimit, të cilin – me të gjithë ata që ka biseduar Albanian Post – e kanë konsideruar si me tension, por mbi të gjitha “shumë të çuditshëm”, Kurti kishte akuzuar pjesëtarët e policisë për mënyrën se si kanë protestuar te Qeveria e Kosovës.
“Ne tash e kemi një çarje”, u ka thënë.
Atë ditë, ditën e protestës, “keni ardhur para qeverisë dhe ma keni kthyer shpinën”.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























