Dy zyrtarët e VV-së dalin në gjyq për nxitje të përçarjes, kërkojnë përjashtimin e prokurores
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 11 Janar 2024
Në seancën fillestare të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj Arlind Manxhukës, Egzon Azemit, Qerim Elshanit dhe Edi Zenelaj, është kërkuar përjashtimi i prokurores Fikrije Fejzullahu nga ky rast, andaj për t’u shqyrtuar kjo kërkesë, seanca u shty.
Ishte ish-asamblisti i VV-së, Egzon Azemi i cili kërkoi përjashtimin e prokurores Fikrije Fejzullahu nga ky rast.
“Kërkoj përjashtimin e prokurores, unë personalisht nuk e kam njohur paraprakisht as prokuroren as palën kinse të dëmtuar, mirëpo pas intervistimit që kemi pasur nga prokurorja në fjalë edhe vetë gjatë këtij intervistimi, prokurorja ka deklaruar se është përfolur disa herë se ka qenë prokurore në rastet të cilat janë të perfshirë aktivistët e VV-së”, tha Azemi.
Ai theksoi se në aktakuzë ngarkohen si persona zyrtarë edhe pse nuk mund të akuzohesh për një vepër të tillë nëse një i pandehur e ka kryer një vepër pa qenë person zyrtar.
“Një aktakuzë e ngritur nga po kjo prokurore e cila përbëhet nga falsifikime skandaloze, tjetërsime madje edhe të pozitave tona sepse në krye të aktakuzës cilësohemi si persona zyrtarë, ndërkohë nuk ka nevojë që të jesh jurist që të kuptosh se nëse një i pandehur në këtë rast e ka kryer një vepër pa qenë person zyrtar, nuk mund të akuzohet si i tillë”, shtoi Azemi.
Sipas tij, prokurorja duhet të merret me raste të krimeve më të rënda, e jo me postime të Facebook-ut, të cilat thotë se nuk përmbajnë asnjë kërcënim.
“Porkurorja që vetë më njoftoi se është e njohur me trajtimin e rasteve politike, është prokurore në Prokurorinë Speciale që do të duhej të merrej me rastet e krimeve më të rënda që ndodhin në Republikën e Kosovës dhe e njëjta gjen kohë ose mbase edhe është e detyruar që të merret me postime të Facebook-ut që nuk përmbajnë asnjë kërcënim, por thjesht në këtë rast ka qenë një thënie e një heroi kombëtar, të cilën e gjen në secilën literaturë shkollore të Repulibikës së Kosovës”, tha Azemi.
Në anën tjetër, prokurorja Fejzullahu tha se është e arsyeshme që kërkesa e tij të shqyrtohet në mënyrë që t’iu jepet mundësia të vazhdojnë tutje në përputhje me dispozitat ligjore.
“Shihet qartë që kërkesa e Egzonit ka të bëjë me përjashtimin tim me arsyet e tij, e bazuar në këtë, konsideroj se është e drejtë dhe e arsyeshme që kërkesa e tij të shqyrtohet në mënyrë që të na jepet mundësia që të vazhdohet tuje në përputhje me dispozitat ligjore”, tha ajo.
Për shkak se i akuzuari Elshani kishte udhëtuar nga Gjermania për këtë seancë, Azemi tha se mund ta shtyjë kërkesën e tij për herën tjetër, por që gjykatësi Arben Hoti, vendosi që seanca të shtyhet./Betimipër Drejtësi/

T� tjera
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
































