Presidentja propozon ndërtimin e spitalit ushtarak për të ofruar shërbime për policët, ushtarët dhe familjet e tyre
Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 29 December 2023
Presidentja Vjosa Osmani ka propozuar ndërtimin e një spitali ushtarak për t’iu ofruar shërbime shëndetësore gjithë ushtarëve, policëve dhe familjarëve të tyre si dhe për familjet e dëshmorëve, veteranëve dhe invalidëve të UÇK-së.
Këtë propozim me shtatë pika, Osmani e ka dhënë të premten në ceremoninë e certifikimit 325 ushtarëve të rinj të FSK-së, që është mbajtur në Ferizaj, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Por, fillimisht Presidentja ka thënë se duhet të paguhen shtesat për rrezikshmëri dhe pagesat për ndërrime e kujdestari të ushtarëve.
“E para është realizmi i pagesave të shtesave në paga për rrezikshmëri, e dyta është realizmi i pagesave të punë me ndërrime apo kujdestari për punë jashtë orarit, e treta është shërbimi i sigurimit jetësor dhe shëndetësor”, ka shtuar ajo.
Pos, sigurimit shëndetësor e jetësor, Presidentja ka thënë se plani i saj parasheh ndërtimin e spitalit ushtarak.
“E katërta është ndërtimi dhe funksionalizimi i spitalit ushtarak për shërbime deri në nivelin terciar për ushtarakët, policët dhe familjet e tyre si dhe për familjet e ushtarëve të FSK-së dhe policëve të rënë në detyrë, si dhe për familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të UÇK-së, e pesta është përmirësimi i cilësisë së ushqimit dhe transportit, e gjashtë është sigurimi i banimit të përballueshëm dhe e shtata krijimi i fondit kreditues me kushte të veçanta për ushtarët e FSK-së”, ka deklaruar Presidentja.
Të tjera
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...