Nagavci tregon se në tre muajt e ardhshëm do të dalin me një plan për PISA-n
Autori: Gazeta inFokus
13:03 | 28 Dhjetor 2023
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka mbajtur sot konferencën e fundvitit, ku bëri prezantimin e punës njëvjeçare të Ministrisë. Ajo ka treguar për rezultatet, vlerësimet, punën e sfidat e kësaj ministrie gjatë këtij viti.
Nagavci ka filluar fjalimin e saj me mësimin dual, ku sipas saj është më i rëndësishmi sepse kontribuon në mësim ashtu edhe një njohuri për tregun e punës te nxënësit.
Ajo tha se Kosova ka pasur nevojë për këtë vendim, por se edhe ka qenë premtim i qeverisë që është duke u realizuar.
“Kemi rishikuar edhe kurrikulat profesionale, kemi filluar edhe me kualifikimin profesional të mësimdhënësve të arsimit dhe arsimit profesional dhe njohjes së përvojës paraprake të punës së tyre”, ka thënë Nagavci.
Rishikimi i teksteve shkollore të lëndës së gjuhës shqipe dhe matematikës ishte një arritje tjetër e ministrisë, sipas Nagavcit. Ajo tha se janë rishikuar 38 tekste nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.
Ajo ka folur edhe rreth rritjes së buxhetit për vitin 2024.
“Sa i përket buxhetit për arsim, Kuvendi i Republikës së Kosovës ditë më parë miratoi buxhetin për vitin e ardhshëm. Për fushën e arsimit gjatë vitit 2024 janë planifikuar 408 milionë e 988 mijë e 408 euro”.
Nagavci tha se kjo shënon rritje të buxhetit për këtë fushë.
“Sa i përket legjislacionit, do të doja të veçoja miratimin e ligjit për edukimin në fëmijërinë e hershme, i cili është një hap shumë i rëndësishëm. Përmes këtij ligji rregullohet ofrimi i edukimit cilësor në të gjitha format e organizmit të edukimit për më të vegjlit tanë”, tha Nagavci.
Nagavci tha se nga viti i ardhshëm shkollimi parafillor do të jetë i obligueshëm për çdo nxënës.
Më tutje ajo ka përmendur se është hera e parë që Kosova ka një kolegj publik, ai i IBCM.
170 mijë euro janë ndarë për shoqatat që punojnë me nxënësit me dhunti dhe talente të jashtëzakonshme, ku edhe janë ndarë shpërblime për ata nxënës, ka bërë të ditur mes tjerash Nagavci. Po ashtu sipas saj, është iniciuar edhe ora e kodimit, që ka për synim që t’i mësojë nxënësit për teknologji dhe kodim.
“1647 studentë që vijojnë studimet në nivelin Bachelor dhe Master në universitetet publike të Kosovës të cilët kamë notën mesatare 9 kanë përfituar nga një mijë euro, ku shuma totale është 1 milion e 647 mijë euro. 28 studentë me aftësi të kufizuara kanë përfituar nga një mijë euro dhe shumë totale është 28 mijë euro. 55 studentë të komuniteteve janë shpërblyer po ashtu me nga një mijë euro”, ka thënë Nagavci.
Ndërkohë ajo ka përmendur edhe ndërtimin e çerdheve dhe objekteve shkollore gjatë udhëheqjes së tyre në arsim.
“Në vitin 2023 ka përfunduar ndërtimi i çerdheve në Suharekë dhe Prizren, po vazhdon ndërtimi i 12 çerdheve të reja të cilat janë të kontraktuara me investime nga MASHT-i dhe gjatë të tjera të cilat i kemi më projektet nga BE-ja. Sa i përket objekteve shkollore kemi përfunduar ndërtimin e gjashtë objekteve shkollore, po ashtu po vazhdon ndërtimi i 15 shkollave të reja”.
Nagavci ka përmendur edhe ndarjen e shtesave nga ministria për nevojat e materialeve shkollore, nga 80 euro për nxënësit e klasave të para deri në të gjashtën, dhe nga 30 euro për nxënësit e klasës së gjashtë deri në klasën e nëntë.
Sa i përket testit PISA, ministrja tha se rezultatet ishin të pritshme.
“Në Kosovë janë vlerësuar 6027 nxënës nga 229 shkolla dhe këto rezultate e rikonfirmuan edhe një herë atë që ka qenë e ditur nga rezultatet paraprake por edhe nga diskutimet e shumta që janë adresuar për cilësimet në arsim”.
Ajo tha se në tre muajt e ardhshëm do të prezantojë një plan të detajuar për synimet që kanë rreth përmirësimit të rezultateve të nxënësve për testin e radhës.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...

































