Lajme

Petkoviq e akuzon Kurtin për mbështetjen e protestave në Beograd

Autori: Gazeta inFokus 12:43 | 25 December 2023

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovës, Petar Petkoviq, ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për mbështetje të protestave opozitare në Beograd.

Ai thotë se Kurti “po i sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”.

“Është e qartë pse Kurti e ka përkrahur hapur opozitën e Gjilasit, derisa sulmon çdo ditë serbët në Kosovë”, ka thënë ai.

-Advertisement-

Mediat e pavarura serbe kanë raportuar për dhunën e ushtruar nga policia ndaj protestuesve opozitarë në Beograd.

Opozita e ka akuzuar Vuçiqin për vjedhje të votave në shumë qytete, ndër to edhe në Beograd.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera