Lajme

Prishtinë: Gjendet i vdekur një person në kulmin e shtëpisë së tij

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 25 Dhjetor 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një personi në fshatin Sharban të Prishtinës mbrëmjen e së dielës.

Sipas raportit 24-orësh të PK-së, të dielën rreth orës 20:30 është raportuar se në kulmin e shtëpisë është gjetur trupi i viktimës.

“Rreth orës 20:30 është raportuar se në lokacionin e cekur është gjetur në kulmin e shtëpisë trupi i viktimës mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë përkatëse policore së bashku me ekipin e emergjencës të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Në vendin e ngjarjes ka dal edhe IML të cilët trupin e pa jetë e kanë dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24 orësh të PK-së.

-Advertisement-

Rasti po hetohet si “hetim mbi vdekjen”.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy