Lajme

Hovenier takon ministren Rizvanolli: ShBA-të mbështesin tranzicionin energjetik të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 12:45 | 19 Dhjetor 2023

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier është takuar dje me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Në një postim në “X”, Hovenier ka shkruar se ShBA-të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhme më të qëndrueshme energjetike.

“Takim i mirë me ministren Artane Rizvanolli. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin tranzicionin e Kosovës drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme energjetike, veçanërisht përmes USAID-it dhe programeve të MCC”, ka shkruar Hovenier.

-Advertisement-

Ambasadori ka theksuar se mezi presin përparim në udhërrëfyesin për energjinë.

“Gjithashtu mezi presim përparimin e vazhdueshëm në Udhërrëfyesin e Energjisë. E ardhmja energjetike e Kosovës është e ndritshme!”, ka shkruar Hovenier.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy