Reshitaj: Disa komuna janë diskriminuar me buxhetin e vitit të ardhshëm
Autori: Gazeta inFokus
09:36 | 19 Dhjetor 2023
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Albena Reshitaj, tha se nuk është e kënaqur me ndarjen e buxhetit të shtetit për vitin e ardhshëm.
Reshitaj tha se për herë të parë nuk është marrë parasysh asnjë amendament i asnjë deputeti sa i përket Projektligjit për Buxhetin e vitit 2024, gjë që sipas saj ka bërë të diskriminohen disa komuna të Kosovës.
Ndërsa, kur u pyet nëse është e pakënaqur me buxhetin prej 1.77 euro për kokë banori për komunën e Suharekës prej nga deputetja e ka prejardhjen, ajo tha se kërkoi një çerdhe për këtë qytet dhe ajo nuk iu mor parasysh nga shumica.
“Nuk jam e kënaqur me buxhetin që është ndarë për Komunën e Suharekës por nuk jam e kënaqur edhe me mosvotimin e asnjë amendamenti të deputetëve brenda këtij buxheti. Unë shembull kam pas amendament për ndërtimin e një çerdheje në Suharekë, e domosdoshme që të realizohet aty duke e pas parasysh edhe pjesën e vet prioriteteve të Qeverisë dhe politikes së arsimit për zhvillim në edukim në fëmijëri të hershme dhe nuk është përkrahur. Janë premtuar shumë çerdhe por janë realizuar deri tani shumë pak. Kjo të bënë të kuptosh ndonjëherë që zhgënjimi është e para që të ndodh pas një votimi të një buxheti që për mendimin tim për disa komuna ka qenë diskriminues, jo i barabartë duke u nisur nga projektet që i kanë dorëzuar ato”, u shpreh Reshitaj.
Ndërsa, e pyetur sa i përket sektorit të bujqësisë në Kosovë, Reshitaj tha se për herë të parë janë prekur disa çështje shumë të rëndësishme nga ministri Faton Peci.
“Ligjet të cilat janë sjellë nga ky dikaster në Komisionin për Bujqësi ku unë marr pjesë, janë të tilla që në fakt edhe monitorimin e ligjeve ekzistuese të cilat jemi duke i bërë, na nxjerrin rekomandime të tilla që janë shumë të rëndësishme, shumë të veçanta dhe gjërat kanë filluar të ndryshojnë në drejtimin e duhur, mirëpo rezistencat janë shumë të mëdha por unë e përgëzoj për punën që është duke e bërë ministri i Bujqësisë Faton Peci”, tha Reshitaj në Tëvë1.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































