Serbët nisen nga veriu i Mitrovicës për të votuar në Serbi
Autori: Gazeta inFokus
09:26 | 17 Dhjetor 2023
Dhjetëra autobusë me qytetarë serbë janë nisur sot në mëngjes nga veriu i Mitrovicës për në qytete të ndryshme të Serbisë, ku do të votojnë në zgjedhjet parlamentare të cilat po mbahen në Serbi.
Një pjesë e tyre përmes transportit të organizuar janë nisur pas orës 6:00 nga stacioni i autobusëve në veri të Mitrovicës, pastaj grupi tjetër në 7:30 dhe kështu do të ketë organizime pothuajse çdo orë deri në mesditë.
KosovaPress raporton se ekipi i saj, ka qëndruar për më shumë se dy orë në veri, ndërsa qytetarët nuk kanë pranuar të flasin para kamerave.
Afër stacionit të autobusëve janë vërejtur patrullime të vazhdueshme të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës me automjetet e tyre, por edhe të EULEX-it dhe KFOR-it.
Për t’iu shmangur tollovisë, ka edhe lokacione tjera prej nga kanë udhëtuar, siç janë spital i përgjithshëm në veri të Mitrovicës, pastaj ndërmarrja Trepça në Zveçan etj, derisa shumë prej tyre kanë vendosur të shkojnë edhe me automjete private, transmeton Klankosova.tv.
Qytetarët nga veriu i Mitrovicës, Zveçanit dhe Leposaviqi do të votojnë në Rashkë, ata nga Zubin Potoku në Tutin, ndërsa do të ketë qendra të votimit edhe në Kurshumli e Vranje, ku do të mund të votojnë serbët nga komunat tjera të Kosovës, varësisht prej cilit qytet vijnë.
Mësohet se autobusët me targa BG, NP, RKS etj, të cilët po transportojnë votuesit kanë krijuar kolona në pikën kufitare të Jarinjes, ndërsa në Bërnjak gjendja është më e qetë.

T� tjera
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...

































