Lajme

Rohde për arritjen e ujdisë mes KEDS-it dhe Elektroseverit: tani kemi nevojë për zbatim pa vonesa

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 11 December 2023

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes së KEDS-it dhe Eletroseverit.

Rohde me anë të një postimi në platformën X ka thënë se tani duhet të ketë zbatim pa vonesa, njofton Klankosova.tv.

“Vërtet lajm i mirë, tani kemi nevojë për zbatim të qëndrueshëm pa vonesa të mëtejshme!”, shkroi Rohde.

-Advertisement-

Përndryshe, Bashkimi Evropian e ka mirëpritur nënshkrimin kontratës komerciale ndërmjet kompanisë energjetike të Kosovës KEDS dhe kompanisë, Elektrosever.

BE-ja me anë të një komunikate e ka quajtur këtë si një hap të rëndësishëm për zbatimin e plotë të Udhërrëfyesit për Energjinë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera