Lajme

Rukiqi i LDK-së, ironizon me vendimin e Qeverisë: “Qytetarët nuk kanë nevojë për lëmoshë, kanë nevojë për vende pune”

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 06 December 2023

Anëtari më i ri i LDK-së, Berat Rukiqi, vendimin e kryeministrit Albin Kurti, për alokimin e 5 milionë eurove për familjet me nevojë në një postim në “Facebook”, Qeverinë Kurti e ka quajtur organizatë joqeveritare.

Ky është postimi i plotë:

“Organizata Joqeveritare “Qeveria Kurti”

-Advertisement-

Kryemashtruesi, nen presion nga skandalet, me deshtime ne çdo fushe qe i prek qytetaret e vendit dhe nen sanksione, i kthehet edhe njehere kartes te popullizmit.

E ka shendrruar qeverisjen ne nivelin e nje organizate qe shperndan ndihma.

Duhet te ja rikujtojme prape, qe me ndihma nuk ka zhvillim e as punesim. Mbi 26,000, eshte numri i qytetareve, qe i jane shtuar listes te te varferve, ne dy vite te qeverisjes te levizjes Vetevendosje.

Qytetaret nuk kane nevoje per lemoshe. Kane nevoje per vende pune, si dhe jete te perballueshme dhe te dinjitetshme”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera