Ky është draft statuti final i BE-së për Asociacionin
Autori: Gazeta inFokus
17:00 | 04 Dhjetor 2023
Gazeta Infokus nga burime të saj ka siguruar draft statutin për Asociacionin, të cilat burime kanë deklaruar se ky është draft statuti final i njëjti që i është dorëzuar edhe institucioneve në Kosovë.
Në bazë të asaj që Gazeta Infokus ka krahasuar ky draft statut është i njëjti i cili u publikua para një kohe në rrjete sociale nga Burim Ramadani, ish inspektori i AKI-së.
Gazeta Infokus
Në dokumentin që ka siguruar Gazeta Infokus thuhet se draft-statuti është në përputhje me pavarësinë, autonominë dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”. Përbrenda 45 ditëve pas shqyrtimit, parashihet seanca konstituive e themelimit të Asociacionit.
“Asociacioni, i themeluar nga ky Statut, ofron një kornizë vetë – menaxhimi për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare. Korniza përfshin mbështetjen e koordinuar të shërbimeve të caktuara në fusha specifike, me mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia, dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb të Kosovës me Qeverinë e Kosovës përmes Administratës Lokale të Qeverisjes”, thuhet në nenin e parë të këtij draft statuti.
Sipas këtij draft statuti Asociacioni i Komunave me Shumicë serbe do të ketë simbolet e veta zyrtare që përfshin flamurin dhe stemën derisa emri zyrtar gjithmonë duke iu referuar darftit do të jetë “Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”.
Faqja e dytë e draft statutit e përkthyer në gjuhën shqipe:
DRAFT I BE-së
11 Tetor 2023
Asociacioni, i themeluar nga ky Statut, ofron një kornizë vetë-menaxhimi për komunitetin serb të Kosovës brenda nivelit ekzistues komunal të vetëqeverisjes dhe nuk do të fitojë kompetenca ekzekutive shtesë në krahasim me komunat anëtare. Korniza përfshin mbështetjen e koordinuar të shërbimeve të caktuara në fusha specifike, me mundësinë për mbështetje financiare nga Serbia, dhe një kanal të drejtpërdrejtë komunikimi për komunitetin serb të Kosovës me Qeverinë e Kosovës përmes Administratës Lokale të Qeverisjes.
Asociacioni ka si qëllim të përgjithshëm të ndihmojë anëtarët e tij të bashkëpunojnë në partneritet, brenda fushave të tyre të kompetencës, për të kryer funksione të përbashkëta me interes.
Neni 3 [Statuti]
Ky Statut rregullon kompetencat, fushën e veprimtarisë, organizimin dhe funksionimin e organeve të Asociacionit, dhe çështjet e tjera të Asociacionit.
Ky Statut do të paraqitet në Gjykatën Kushtetuese për rishikim të kushtetutshmërisë së tij para se të themelohet.
Neni 4 [procedurat për themelim]
Pas përfundimit të rishikimit nga Gjykata Kushtetuese të kryer në përputhje me Nenin 3 të këtij Statuti, komunat që dëshirojnë të bëhen anëtare themeluese të Asociacionit duhet të informojnë Ministrinë e Administrimit të Qeverisjes Lokale duke shkruar për qëllimin e tyre për të bërë këtë. Ky qëllim duhet të bazohet në një vendim nga asambleja komunale përkatëse, në përputhje me procedurat ligjore të vendimmarrjes nga organet komunale, për të miratuar këtë Statut.
Një komunë anëtare duhet të japë Ministrisë së Administrimit të Qeverisjes Lokale listën e delegatëve që përfaqësojnë komunën në sesionin themelues të Kuvendit të zgjedhur në përputhje me Nenin 26 të këtij Statuti.
Seancën themeluese të Kuvendit që themelon Asociacionin duhet të thirret jo më vonë se katërdhjetë e pesë ditë pas përfundimit të rishikimit nga Gjykata Kushtetuese.
Agjenda e sesionit themelues duhet të përfshijë të mëposhtmet:
- a) Konfirmimi i komunave anëtare.
- b) Konfirmimi i delegatëve të Kuvendit.
- c) Miratimi i Statutit.
- d) Themelimi i Asociacionit.
- e) Zgjedhja e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.
- f) Zgjedhja e Presidentit dhe nënpresidentit të Asociacionit.
Pas themelimit të Asociacionit nga komunat anëtare, sipas procedurave të parashikuara në Nenin 4 të këtij Statuti, Statuti do të publikohet në Gazetën Zyrtare.
Neni 28 i përkthyer ën gjuhën shqipe:
PRESIDENTI DHE NËNPRESIDENTI
Neni 28 [zgjedhja dhe mandati]
- Asociacioni do të ketë një President dhe një Nënpresident, të zgjedhur nga Asambleja, të zgjedhur nga mes këshilltarëve të asambleve komunale dhe kryetarëve të komunave anëtare. Procedura për zgjedhjen e Presidentit dhe të Nënpresidentit do të rregullohet nga Rregullat e Procedurës së Asamblesë.
- Mandatet e Presidentit dhe të Nënpresidentit do të korrespondojnë me mandatet respektive brenda komunave anëtare të tyre. Nuk ka kufizime në rizgjedhjen e këtyre dy funksioneve.
Neni 29 [kompetencat]
- Presidenti do të përfaqësojë, brenda kufijve të mbështetjes së Asociacionit për ushtrimin e kompetencave komunale të anëtarëve, Asociacionin para Autoriteteve Qendrore dhe palëve të treta, brenda dhe jashtë vendit.
Ky është draft statuti i plotë në gjuhën angleze:

T� tjera
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...
-
Ky është i dyshuari për vrḁsjen me sëpatë të kunatës në Pejë – viktimḁ ishte kthyer nga Policia në shtëpi vetëm pak minuta para krimit
Gazeta Sinjali ka siguruar identitetin e personit të dyshuar për vrasjen brut...
-
Tragjedia në Vitomericë/ Avokatja zbulon fjalët e fundit të Arlindës, që u vra nga kunati me sopatë: “Nuk më duhet jeta pa djalin”
Avokatja Adelina Hoxha ka reaguar pas vrasjes së Arlindës, e cila dyshohet se...
-
CRTA: Lista Studentore kryeson me 51,47 për qind të votave
Lista Studentore kryeson në zgjedhjet parlamentare në Serbi me 51,47 për qind...
-
Burri nga Deçani e vret në Vitomericë kunatën e tij
Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur në Vitomericë të Pejës, ku një bur...
-
CeSID: Koalicioni Shqiptar, dy mandate në Serbi
“Koalicioni Shqiptar” pritet të përfaqësohet nga dy deputetë në parlamentin s...
-
CeSiD i publikon rezultatet preliminare, Lista e Studentëve e mund Vuçiqin 52 me 39, Daçiq merr veç 2.3% të votave
Qendra për Zgjedhje të Lira dhe Demokraci (CeSiD), në bashkëpunim me Ipsos, k...
-
Shqiptarët mund t’i fitojnë tre mandate në Parlamentin e Serbisë?
Me përjashtim të listës së studentëve dhe SNS-it, të gjitha listat tjera zgje...
-
Vuçiq humbi, nisin festimet në shtabin e Listës së Studentëve dhe në qendër të Beogradit
Festimet kanë nisur në shtabin e listës së studentëve “Studentët Fitojnë”, pa...
-
Vuçiç pranon humbjen pas 14 vitesh në pushtet: Ka fituar Lista Studentore
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se Lista Studentore pritet të...
-
Rrahja e të miturës në Gjilan nga bashkëmoshataret, familja largohet nga Kosova
Pas dhunës fizike ndaj një vajze të mitur në Gjilan në vitin 2025, e cila iu ...




























