Lajme

S’miratohet plani i punës, deputetët përplasen në komisionin për rezervat shtetërore

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 04 December 2023

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka gjetur dakordim në mbledhjen e sotme për të miratuar planin e punës. Anëtarët e komisionit nga pozita dhe opozita u përplasën sërish rreth vonesave të konstitutimit të këtij komisioni dhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij. Kësisoj, nuk u hodhën fare në votim miratimi i planit të punës dhe angazhimi i ekspertëve, derisa u vendos që të gjenden një kompromis dhe të organizohet një punëtori dyditore gjatë kësaj jave për finalizimin e planit të punës.

Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka gjetur dakordim në mbledhjen e sotme për të miratuar planin e punës. Anëtarët e komisionit nga pozita dhe opozita u përplasën sërish rreth vonesave të konstitutimit të këtij komisioni dhe për kohëzgjatjen e mandatit të tij. Kësisoj, nuk u hodhën fare në votim miratimi i planit të punës dhe angazhimi i ekspertëve, derisa u vendos që të gjenden një kompromis dhe të organizohet një punëtori dyditore gjatë kësaj jave për finalizimin e planit të punës.

-Advertisement-

Anëtari i komisionit, deputeti i LVV-së, Driton Hyseni, tha se plani i punës nuk mund të bëhet vetëm nga opozitarët, por duhet të merren kërkesat edhe të deputetëve të mazhorancës.

“Ne nuk kishim kohë të shqyrtojmë një plan pune të tillë dhe si rrjedhojë e shohë të nevojshme që ne së bashku të dakordohemi që të kemi një ose dy ditë punë që ne të hartojmë një plan të qartë të punës me qëllim që ne të gjithë të japim kontributin tonë dhe të vazhdojmë me hapat që parashihen. Mendoj se ky takim sot duke marrë për bazë ftesat që janë bërë të premten nuk e shoh të rrugës të vazhdojmë”, tha ai.

Kërkesën për një punëtori e mirëpriti kryetari i komisionit, Rashit Qalaj, i cili tha se qëllimi i tij ka qenë që të dorëzojë një draft të planit të punës dhe pas rekomandimeve i njëjti të plotësohet.

“Qëllimi im ka qenë që të dërgoj një draft të kemi një të tillë, pastaj të kemi disa ditë që të shqyrtohet dhe secili nga deputetët të jap mendimin e tij dhe të plotësohet”, theksoi Qalaj.

Në anën tjetër, deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku u shpreh kritike ndaj deputetëve të mazhorancës për vonesat në konstituimin e këtij komisioni.

Ajo kërkoi që plani i propozuar të miratohet, derisa nënvizoi se mandati duhet të zgjasë gjashtë muaj që nga koha e konstituimit të tij dhe jo nga themelimi në Kuvend.

“Unë propozoj sot që plani të votohet me mundësi plotësimi. Nuk do me thënë me shty planin, e di që kryetari e ka dorëzuar me vonesë por është mirë me votua si plan fillimisht, por me mundësi përmirësimi. Sa i përket dy muaj që nuk keni marrë pjesë në komision, janë shtatë seanca takimi që nuk keni marrë pjesë ju, unë nuk pajtohem me kryesuesin që thotë s’ka nevojë me u shty mandati i komisionit. Unë propozoj që ky komision prej ditës kur është konstitua duhet me qenë gjashtë muaj ditë pune”, tha ai.

Bunjaku pati një përplasje verbale me deputetin e LVV-së, Halil Thaçi, në momentin kur ai tha se komisioni u konstitua në momentin kur u votuan disa nga marrëveshjet ndërkombëtare.

“Ku e ki problemin ti Valentinë, a bën me ditë. T’i po i thua dikujt hajna, e dina na kush je ti dhe kush është LDK-ja. E dinë qytetarët ju kanë treguar vendin me 14 shkurt. Mos qesh ti ke qenë në atë listë”, tha deputeti Thaçi.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, keqpërdorimet dhe abuzimet e mundshme me rezervat shtetërore nëpërmjet kualifikimit të procedurës si sekret shtetëror për furnizime të tilla është konstituar javën e kaluar pas shtatë tentimesh, pasi deputetë e mazhorancës nuk e bënin kuorumin.

Ky komision është themeluar nga Kuvendi i Kosovës, pas kërkesës opozitare në lidhje me dyshimet për keqpërdorime për rezervën shtetërore

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera