Ekskluzive: Me 28 nëntor nisë transmetimi i emisionit të veçantë në tregun medial “Klubi i Rrëfimeve” me Hateme Smajlin
Autori: Gazeta inFokus 20:57 | 27 November 2023
Me 28 nëntor nisë transmetimi i “Klubi i Rrëfimeve” me Hateme Smajli, një risi në tregun medial të Kosovës. Një emision më i veçantë ku përmes rrëfimeve të personazheve të ndryshme do të sjellim tek ju, kurajo, forcë, guxim, mbijetesë, lumturi, dashuri e shumëçka tjetër.
Klubi i Rrëfimeve do të jetë për të gjithë, ne një dhomë e vogël me histori të mëdha, ku secili prej nesh do të njohë forcën e shpirtit njerëzor.
Emisioni i parë është dedikim i veçantë dhe i ndjerë tërësisht për luftën e fundit në Kosovë dhe do të publikohet me 28 nëntor në orën 11:00, ku do të keni mundësinë të ndiqni rrëfimet e 5 personazheve të cilët historinë e tyre e rrëfejnë për herë të parë në një mënyrë krejtësisht ndryshe.
Në këtë edicion special, keni mundësinë të ndiqni rrëfimin ekskluziv të Anton Qunit, ish komandantit të batalionit të Koshares, të cilit i shpërtheu mina në duar. Si i asnjëherë më parë, ai rrëfen detaje tronditëse nga periudha e luftës.
Po ashtu një rrëfim tjetër rrëqethës i nënës Ajshe, nëna e dëshmorit të fundit në Malishevë i cili ra në Ditën e Çlirimit, ditën kur edhe pritej të kurorëzonte dashurinë e tij me martesë. Ajshja, shpërthen në lot kur tregon se si e priti deri në mëngjes të birin, për të marrë lajmin që ai nuk do ti kthehej më i gjallë.
Klubi i Rrëfimeve, sjell historinë rrëqethëse të Hysen Gashit, ish ushtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili bart në trupin e tij plot 35 plagë , secila një dëshmi në vete e sakrificës për liri.
Me një rrëfim ekskluziv e tejet emocionues vjen edhe Esat Shala, arkivisti i cili ka mbledhur dhe ka ruajtur me kujdes të veçantë, pamjet e luftës e të masakrave të përgjakshme. Ai shpërthen në lot plot emocion kur tregon se sa vështirë e kishte ti shihte këto pamje tejet të rënda, të cilat i kanë shkaktuar një barrë të rëndë psikologjike ku në një moment shumë të rëndë edhe kishte tentuar ti merrte jetën vetes.
Lule Telaku sjell plot emocione të rrëfimeve të nënave të dëshmorëve të rënë në luftën për liri. Ajo rrëfen prapaskenat e një libri shumë të rëndësishëm që ngërthen në vete rrëfime tronditëse e rrëqethëse të nënave që përjetuan humbjen më të rëndë në jetë për një prind, atë të fëmijës.
Ju ftojmë të na ndiqni në orën 11:00 në kanalin e Youtube të Gazetës Infokus dhe në rrjetet e tjera sociale.
Të tjera
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Kryetari i Odës së Mjekëve: Rritja e pagave për mjekët është ‘’hajgare’’
Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës, ka kritikuar Qeverinë e...
-
Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në “Kodrën e Trimave”
Pasditja e së enjtes tronditi lagjen “Kodra e Trimave” në kryeqytet. Nga n...
-
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Netanyahut, reagon ashpër Izraeli
Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) pranoi kërkesën e kryeprokurorit të saj K...
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...