Prokuroria e shtetit duhet me zbarku në FFK, ex oficio
Autori: Gazeta inFokus 10:20 | 22 November 2023
Ngjyrat e kombētares kosovare (imazhi i shtetit) janë njollosun randë!
Nga lloqi dhe papërgjegjësia!
Me sjellje të papërgjegjshme të palëve, âsht damtu skajshëm besimi i lojtarëve kosovarë në FFK sa që shumica shikojnë kah kombëtarja shqiptare, kurse publikut i âsht zbehë besimi në këtë kombëtare. Rezultati i dobët në grupin ma të letë kualifikues (kur edhe Zvicra e Rumania vuenin ditët e tyne të zeza) duhej me e çu Agim Ademin në dorëheqje megjithë kryesinë e FFK-së dhe shtabin teknik megjithë drejtorin e kombëtares, 15 munuta mas lojës së pramshme, e trajnerin e kontrabânduar slloven Gliha në shkarkim, për veprime demotivuese në ekip e deklarata kontroverse.
Por meqenëse në këtë vend askush nuk merr përgjegjësi për asgjâ, në FFK duhet me u bâ nji auditim urgjent nga Zyra Kombëtare e Auditimi dhe nji investigim ex oficio i Prokurorit të shtetit, pasi që shpenzimi i parasë publike (bâhet fjalë për miliona) âsht bâ pa karar, pa asnji investim kapital dhe infrastrukturor.
Prokuroria duhet me i dritësu faktet që e çuen Kombëtaren e Kosovës në kolaps:
– Si dhe nga kush u ndërmjetësu kontrata me trajnerin e dështuem Alain Giresse dhe kush e ndërmjetësoi dhe sa i kushtoi FFK-së trajneri tjetër anonim dhe i dështuem Primož Gliha?
– Të intervistohet Gliha përse u menjanu Edon Zhegrova masi slloveni dha dy deklarata kontroverse, spari që vet e ka marrë vendimin, e s’dyti që ka qenë i shtymë nga Federata!?
– Gliha të intervistohet edhe për deklaraten shokuese se ekipin (titullarët) e kombëtares i përcakton nji gazetare; Kush âsht ajo, çfarë kontrate ka me FFK-në dhe cilat janë implikimet e saj në kombëtare?
– Të sqarohet si âsht e mundshme të këtë dy vendime paralele për mirëmbajtje të fushës në “Fadil Vokrri”, (i sjellun në nji gjendje për nasihat, pra i metun n’lloq) nji që thotë së mirëmbajtjen e bân FFK-ja e nji tjetër Komuna e Prishtinës;
– Të investigohet si erdhi deri te kontrata me Komunën e Prishtinës që fusha e ndërtueme për komunitetin në Hajvali t’i bartet në pronësi kombëtares për 99-vjet!?
– Si erdhi deri të damtimi i imazhit të Kombëtares nga ana e drejtorit Bajram Shala, që mori karton të kuq për sjellje të papërgjegjshme e vulgare nga arbitri, në ndeshje me Bjelorusinë?
P.S.
Përgjegjet në këto pyetje legjitime janë në interesin e publikut dhe, tue qenë se FFK perceptohet si institucion i korrumptuem me të gjitha instancat e saj, kurse MKRS nuk ka as përvojën dhe as guximin me i ngritë këto çashtje, vetëm Prokuroria e shtetit mundet me i zbardhë ato!
Të tjera
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...
-
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri nga ta lëndohet nga mjeti i mprehtë
Një përleshja ka ndodhur sot në sheshin ‘Adem Jashari” në Skenderaj, ku d...