Bislimi flet sërish për takimin në Bruksel: Asociacioni nuk është diskutuar, vlerësimin e fundit e jep Kushtetuesja
Autori: Gazeta inFokus
16:40 | 17 Nëntor 2023
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi, njëherësh kryenegociator për dialogun me Serbinë, ka thënë se shqetësimet e ngritura se po krijohet një autonomi për serbët në veri përmes Asociacionit janë të individëve që po shpërndajnë drafte dhe jo të qeverisë.
Bislimi ka shtuar se ekzekutivi nuk punon me shqetësime, por në bazë të analizave. Për më tepër, sipas tij, draftin e Asociacionit, të propozuar nga emisarët euro-amerikanë, do ta vërtetojë Gjykata Kushtetuese dhe jo analistët në studio televizive dhe as politikanët.
Bislimi tha se në takimin e së enjtes në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, nuk është diskutuar për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pasi, siç ka thënë ai, pozicioni i Kosovës është bërë i qartë që më 26 tetor nga kryeministri Albin Kurti, në takim me liderët evropianë.
“Tek pika e Asociacionit ne nuk kemi diskutuar për arsye se kemi thënë se pozicioni është i qartë dhe është prezantuar nga kryeministri Kurti më 26 tetor. Rrjedhimisht gjithkush që iu thotë që në Bruksel është shkuar për të diskutuar për Asociacionin, vetëm ka bërë dezinformim pasi nuk është diskutuar fare… Shqetësimet për (autonomi) janë të individëve të atyre që shpërndajnë drafte. Ne nuk punojmë me shqetësime dhe ne punojmë me analiza. Për më tepër kushtetutshmërinë e draftit të dërguar nga miqtë tanë ndërkombëtar e vërteton Gjykata Kushtetuese, as analistët në studio dhe as politikanët. Janë njerëz që marrin pagë mujore për me vlerësuar kushtetutshmërinë e dokumenteve që iu rezervohen atyre”, tha Bislimi.
Duke folur për mundësitë e zgjedhjeve të parakohshme në veri, Bislimi tha se kanë pranuar të shmanget kërkesa që në kuadër të nënshkrimeve për peticion të nevojitet edhe numri i telefonit të nënshkruese, pas shqetësimeve të BE-së.
“Për zgjedhjet në veri ne vetëm kemi diskutuar komplikimet e mundshme të cilat pala ndërkombëtare ka mundur t’i konstatojë nga hapat që kemi ndërmarrë deri tani. Më konkretisht ata kanë pasur shqetësimin se në formularët ku do të plotësohet peticioni është kërkuar edhe numri i telefonit të nënshkruese dhe kanë menduar se kjo nuk është konfrom rregullave për mbrojtjen e privatësisë. Ne kemi treguar gatishmërinë që ky element i formularit të shmanget…Kërkesa për me gjetur mekanizëm për të shkuar në zgjedhje të parakohshme nuk ka ardhur nga kryeqendra, por nga vet qytetarët serb nga komunat e veriut. Ne pastaj ju kemi treguar instrumentin që ata duhet të përdorin për këtë preferencë që kanë. Ju takon atyre që të vendosin se në cilën ditë apo përmes cilës OJQ apo parti politike do të fillojnë procesin”, theksoi Bislimi.
Krahas kësaj, Bislimi tha se zbatimi i marrëveshjes për energji është tepër afër.
“Është tepër afër, faktikisht vetëm duhet të nënshkruhen dokumentet. Po ashtu duhet një vendim i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për propozimin për tarifat që i ka propozua ‘Elektroserveri’ karshi KEDS-it. Në atë moment që ZRRE-ja thotë se këto tarifa janë të pranueshme për arsye se të njëjtat duhet të përkthehen në marrjen e KEDS-it gjatë vitit 2024. Në atë moment që ata marrin këtë dakordim nuk ka arsye për Elektroserverin që të vendos nënshkrimin”, tha ai.
Këto komente Bislimi i bëri pas pjesëmarrjes në tryezën ndërparlamentare të Komisioneve për Punë të Jashtme të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...


































