Lajme

Dekretohet Ligji për Prokurorinë Speciale, ka kompetencë ekskluzive për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 15 November 2023

Ministria e Drejtësisë përmes një njoftimi të bërë në Facebook ka bërë të ditur se është dekretuar Ligji për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.

Sipas MD’së, disa nga risitë e ligjit janë kompetenca ekskluzive e PSRK’së për hetimin e korrupsionit të nivelit të lartë dhe definimi më i qartë i kompetencave të PSRK’së për hetimin e veprave penale.

“Themelimi dhe funksionalizimi i njësisë së veçantë hetimore për ndjekjen e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar; mundësimi i krijimit të ekipeve të përbashkëta të hetimit në kuadër të PSRK’së me përbërje të ekspertëve nga institucionet tjera shtetërore (Policia, Dogana, ATK dhe të tjera) për hetim efikas të veprave penale; Kompetencë e PSRK’së për të ndjekur veprat penale të pastrimit të parave, pa u ndërlidhur domosdo me një vepër penale, duke mundësuar kështu “ndjekjen e rrugës së parave që rrjedhin nga veprimet kriminale”, janë risitë e ligjit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera