Nesër takimi mes Bislimit dhe Petkoviqit në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus
10:33 | 15 Nëntor 2023
Bashkimi Evropian ka ftuar në takim kryenegociatorët, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi të enjten e 16 nëntorit në Bruksel.
Në përgjigjen e BE-së për Gazetën Online Reporteri.net konfirmuan se takimi do të fokusohet në hapat e ardhshëm në procesin e normalizimit dhe zbatimin e angazhimeve të palëve në dialog.
Për takimin javën e kaluar foli edhe emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, i cili tha se do provohet të gjendet edhe një zgjidhje e qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës.
“Kam propozuar një agjendë të drejtpërdrejtë për takimet e ardhshme në Bruksel, në linjë me pritshmëritë e përcjella nga liderët evropianë. Fokusi primar do të jetë në arritjen e progresit të menjëhershëm në zbatimin e Marrëveshje dhe gjetja e një zgjidhjeje të qëndrueshme për situatën sfiduese në veri të Kosovës”, kishte thënë Lajçak.
Ndërsa, zëvendëkryeministri Besnik Bislimi, javën e kaluar në konferencë për media tha se dakordimi me Lajçakun gjatë takimit në Prishtinë, ishte vetëm ai për një takim të radhës në Bruksel.
Ai shtoi se në Bruksel s’ka më negociata, pasi tani është faza e zbatimit të marrëveshjeve.
“Në Bruksel nuk ka më kompromise, kanë përfunduar. Jemi në fazën e zbatimit të marrëveshjeve e jo negociimit. Kosova insiston që marrëveshjet të zbatohen në plotëni”, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































